Në ndryshim nga viti i kaluar, kur përfaqësuesve të FMN-së iu “ofruan” plot 29 variante të paketës fiskale që shoqëronte buxhetimin e ri, këtë vit ministri i Financave, Shkëlqim Cani e mbajti fjalën që tha në fillim të vitit, duke e filluar diskutimin e paketës së re fiskale që në mesvit. Ministria ka tashmë gati “piketat” për të shtruar trasenë e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore që ndikojnë në buxhetin e vitit që vjen. Disa nga të cilat (si psh ndryshimi i akcizave për "mallrat e fortë”) janë draftuar dhe po diskutohen.
Të tjerë akte ligjore e nënligjore janë në tryezat e ekspertëve publikë. Idetë nuk janë hedhur të gjitha, ndërsa edhe bizneset, disa nga sipërmarrjet e rëndësishme të vendit, kanë tashmë të draftuara propozimet e tyre për qeverinë dhe presin përgjigjen e saj. Kjo paraprirje e sipërmarrjes për paketën e re fiskale të qeverisë është për t’u vlerësuar, ndërsa cilësia e saj është një çështje tjetër, që meriton më shumë vëmendje nga ato që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e sipërmarrjes. Këto ditë janë duke u dëgjuar grupet e interesit, alias sipërmarrjet dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Për të ndihmuar publikun në argumentat dhe kundërargumentat që përdoren, por sidomos në krahasimet që bëhen për të justifikuar kërkesat, disa herë jologjike e madje edhe të gënjeshtra të tyre, po hedh disa komente më poshtë.
/Shqiptarja.com