Kush mendon se ka sfiduar dhe po sfidon SHBA, ka sfiduar vetveten!

Kush mendon se ka sfiduar dhe po sfidon SHBA, ka sfiduar vetveten!

Sali Berisha

SHBA, janë fuqia më e madhe dhe e vetmja në Botë!

SHBA-të, janë partneri më i rëndësishëm i Shqipërisë!

Sot, në këto momente të vështira për Europën dhe Botën, shpresa e vetme si mburojë nga lufta dhe për të ruajtur sovranitetin, të gjitha vendet e NATO-s i kanë kthyer sytë nga SHBA-të. Presidenti Biden tha në vizitin e tij në Poloni, se Ushtria Amerikane është më e madhja në Botë! Kjo dihej nga të gjithë, por ai e theksoj përsëri, për të shuar çdo shpresë për ndonjë që mund të kishte dyshime!

Politikën e Jashtme të SHBA-ve, nuk e devijon dot asnjë vend në Botë e aq më pak ndonjë lider, kujdo vendi qoftë ai! Politikën e Jashtme të SHBA-nuk e kanë devijuar as konfliktet Rajonale e po ashtu as dy konfliktet botërore si dhe Lufta e Ftohtë!

SHBA-të, marrin qëndrime ndaj liderëve dhe vendeve duke ua bërë të qartë pozicionin e tyre! Çfarë kanë thënë SHBA-të, për Shqipërinë dhe liderët shqiptarë? Për shqiptarët ka thënë të mos zgjedhin persona që nuk u garantojnë përfaqësim dinjitoz dhe janë të akuzuar për korrusion ose krim të organizuar! Ndërsa, vetë liderëve që janë drejtpërdrejtë të akuzuar, u ka thënë: me ne, nuk do të keni asnjë lloj bashkëpunimi dhe do të ketë pasoja edhe për subjektin që do të përfaqësoni! Pashë dje e sot, se disa që paskan shkruar duke ngritur pyetjen: a duhet të jap dorëheqjen Kim, Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri me pretendimin se ajo paska dështuar? Së pari, nuk shikoj asnjë lloj dështimi as të SHBA-ve e as të Ambasadores, sepse do e shikojmë në vazhdimin qëndrimin e tyre të prerë, por në fakt ka dështuar politika shqiptare, politikanët shqiptarë dhe ndoshta vetë shqiptarët, që nuk po dalin dot nga kolapsi historik që janë të përfshirë! Nëse, një ose disa kanë alibinë se do ja "hedhin", me SHBA-të, duke rimarr një Parti politike, unë mendoj se e kanë shumë gabim! Kjo lloj sjellje, në pamje të parë duket triumfuese dhe sfiduese ndaj SHBA-ve, por koha do e dëshmojë, shumë shpejt ndoshta, se kanë sfiduar veten e tyre!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë