Mbrëmjen e së shtunës u mbajt finalja e edicionit të 67-të të ‘Eurovision Song Contest’, kompeticionit më të ndjekur muzikor në Evropë. Këtë vit festivali i ‘Eurovision’ u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet.
Eurovision 2023 gdhendi emrin e saj në historinë e këtij festivali duke thyer rekorde shikueshmërie.
Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një maksimum shikueshmërie prej pesë minutash nga 11 milionë njerëz dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë sosh, që barazohet me 63% të audiencës televizive.
Rekordi i mëparshëm ishte finalja e vitit 2011, kur një mesatare prej 9.5 milionë vetash u akorduan për të parë edicionin ku fitues u shpall shteti i Azerbajxhanit. Vitin e kaluar, finalja në Torino u ndoq mesatarisht nga 8.9 milionë shikues.
‘Eurovision 2023’ u fitua nga Suedia me përfaqësuese artisten Loreen, e cila gjithashtu bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë festivalin. Ajo triumfoi të shtunën me baladën e saj të fuqishme me titull “Tattoo”– që erdhi më shumë se një dekadë pas fitores së saj në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.
Për shkak të luftës, u vendos që Eurovisioni të mbahej në Britaninë e Madhe, nënkampionja e vitit të kaluar. Liverpool-i premtoi “festën më të mirë dhe të madhe ndonjëherë” dhe, siç është pranuar gjerësisht, nuk i zhgënjeu shikuesit e këtij festivali.
Vetë spektakli ishte po aq i shkëlqyeshëm dhe përrallor siç prisnin fansat e Eurovision-it.Por ajo që ndikoi ishte Ukarina, e cila u vendos në qendër të vëmendjes së festivalit.Kërkimet, guximi, zemra dhe autenticiteti, gjithçka që është bërë ka pasur Ukrainën në qendër