Kush nga kryepolicët refuzoi 
të përgjonte numrin e Dajtit?!

Kush nga kryepolicët refuzoi <br />të përgjonte numrin e Dajtit?!
TIRANE- Kush është personi që refuzoi të vinte në përgjim Dritan Dajtin në operacionin e 7 Gushtit 2009 dhe që tradhtoi efektivët e policisë? Një numër shqiptar që përdorej nga Dajti, para se të arrestohej është kërkuar që të vihej në përgjim, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër. Nga përgjimet e bisedave nuk është përfituar asnjë informacion, për shkak se numri nuk u vu kurrë në përgjim. 

Po kush është personi që e ndaloi një veprim të tillë sot e kësaj dite nuk dihet dhe se ka nevojë për hetim nga prokuroria. Kjo e fundit pas 275 seancash gjyqësore ka dhënë pretencën për të pandehurin Dritan Dajti, ku në konkluzjonet përfundimtare prej 75 faqesh të prokurorit Ardian Nezha, është kërkuar dënimi me “burg përjetë” të pandehurit Dajti dhe 10 milion lekë të vjetra. Sipas akuzës Dajti duhet të dënohet katër herë me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve dhe me 25 vjet burg për vrasjen e Ledion Marës. Ndërkohë në bashkim të dënimeve dënimi përfundimtar për të duhet të jetë “burg përjetë” dhe 10 milion lekë gjobë.

Sipas dëshmisë së vetë oficerëve në 7 gushtin e 2009 ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpi me qera shumë pranë Dajtit për ta vëzhguar këtë të fundit, por më pas ka ndryshuar plani, duke urdhëruar arrestimin e tij.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë