Kush po i helmon qentë e rrugës në Tiranë?

Organizata “Animal Rescue Albania” ka denoncuar përmes publikimit të një videoje, helmimet e kafshëve qëllimisht. “Jemi të pafjalë! Po helmohen qentë te “Myslym Shyri”. Sërish dora vrastare e dikujt atje veproi. Na ndihmoni, nuk mund të vazhdohet kështu”, thuhet në reagimin e “Animal Rescue Albania”. “Ju lutemi të gjithë bashke duhet të bëjmë të mundur një ligj ku keqtrajtimi i kafshëve se paku të bëhet vepër penale, që policia mund të veprojë kundër këtyre njerëzve”, vijom reagimi. Ndërsa, Bashkia e Tiranës bën me dije se po harton një projekt për zgjidhje afatgjatë të problemit të qenve të rrugës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës