Presidenti i Republikës (Bajram Begaj), Avokati i Popullit (Endri Shabani), Kreu i KLSH-së (Arben Shehu) dhe Guvernatori i Bankës (Gent Sejko) nuk do të mund të pezullohen nga detyra nga gjykata pas ndryshimeve ligjore që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit tha sot në podkastin "Flasim" se propozimi për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Perale, që do të firmosë dhe depozitojë nesër bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk do të shpëtojë nga pezullimi vetëm kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, por të gjithë krerët e institucioneve që burojnë nga Kushtetuta. 

KODI I PROCEDURËS PENALE, NENI 242

SI ËSHTË.....
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

SI BËHET....
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Sidoqoftë, këto ndryshime nuk e rikthejnë në detyrë zëvendëskryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturë, Belinda Balluku, pasi ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese.


Lajmi kryesor:

Rasti ‘Balluku’/ Rama i vë firmën e tij ndryshimit ligjor që ‘frenon’ GJKKO-në të pezullojë ministrat: E depozitojmë nesër! Ja kush ‘shpëton’ tjetër