Kush të rreh nuk të do!

Kush të rreh nuk të do!

Shqipëria është vendi ballkanik i besës, mikpritjes, kanunit dhe i “kush të rreh, të do”. Jemi vendi origjinal ku pas çdo problemi dhe gabimi natyrshëm na lind justifikimi. Ne shqiptarët dimë të “qeshim” çdo gjë, me një shprehje popullore të shpikur aty për aty për kamuflazh, të cilën më pas edhe e trashëgojmë brez pas brezi. 

“Kush të rreh, të do” thonë andej nga anët tona. E thotë ajo gojë e mpirë nga rakia e shoqëruar me një buzëqeshje idiotekse, në një tavolinë të një kafeneje të Rrugës së Dibrës. E thotë dhe ajo gojë e larë nga vera e kuqe, e dehur nga suksesi, ajo gojë e trurit “të lexuar”. E thotë kushdo këtej nga anët tona. Kështu e kemi dashurinë me dhunë! Mos u habisni...

Në Shqipëri edhe pas kaq dekadash lufte për dhunën dhe sanksione të implementuara në ligje, Kode, fushata, marshime si nëpër filma nga figura pseudoinfluencers, dhuna ka ende të drejtë fjale. Ka ende të drejtën e fjalës së fundit e ndonjëherë edhe të së parës. Madje ka aq shumë të drejta sa shumë vajza e gra nuk i kanë menduar se mund ti kenë edhe përse i “kanë” de jure.

Përditë vajzave dhe grave tona i kthehet kurrizi dhe sapo ato kthejnë atë, thika fjalësh “pise” hapin plaga mbi to. Përditë vajzave dhe grave tona i rrëmbehet mundësia dhe rruga e vetme për të arritur qëllimet vjen përmes një manuali udhëzimi nga “bosi i madh”, manual premtues plotë shpresa. Përditë vajzave dhe grave tona i dhunohen ndjenjat, mendja, liria, trupi dhe ato të pathyeshme në shpirt plot feminitet luftarak vazhdojnë. 
Vazhdojnë edhe kur i shkelet çdo e drejtë nga dera e shtëpisë deri të dyert e gjykatave hijerënda e boshe. Ato kanë lindur për të vazhduar edhe kur i dalin pengesa, edhe kur i ndërtohen mure berliniane... ato i shkatërrojnë edhe përse mund ti duhen plotë 28 vjet për ta bërë, ato përsëri vazhdojnë...Është natyra butësisht e egër e XX që mund çdo gjë! 

“Kush të rreh, NUK të do”, nuk të do ajo dorë që ngrihet kërcënueshëm e të kaplon si hije. Nuk të do ai shikim plot etje keqdashëse dhe pezmatim. Nuk të do as ajo dorë që të mbyll gojën edhe të mbyt mendimet. Në Shqipëri “kush të rreh.... heshtje”. Heshtje vrasëse literalisht, nga ato heshtjet që nuk i ndalin viktimat, nga ato që gati gati aprovojnë veprimin. Heshtje masive, nga secili prej nesh!

Ka ardhur momenti të ndalim atë dorë që na rreh e na thotë “të dua”. Ka ardhur momenti që secili prej nesh të marri përgjegjësinë për ndryshim e ti tregojmë dhunës se nuk ka vend në shoqërinë tonë. Në emër te grave dhe vajzave tona, për shtyllën dhe balancën e shoqërisë, për heroinat e heshtura...feminiteti nuk është dobësi e “kush të rreh, NUK të do.

Joana Gjika

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 08/03/2021 21:40

    Shprehja “Kush te rreh te do” eshte perdorur gjithnje per te justifikuar rrahjen e femijeve nga prinderit ose nga mesuesit, medemek per tu mesuar disiplinen, vetekontrollin dhe respektin per me te medhenjte. Nuk e kam degjuar kete shprehje asnjehere ne ndonje kontekst tjeter. Rrahja e gruas nga burri eshte sjellje qe per shtresen e mesme qytetare ka qene dhe eshte e papranueshme. Se cfare behet neper fshatra ose mes te pashkolluarve nuk e di, po per keto lloj fenomenesh eshte mire te flitet me fakte dhe statistika, se hartimet na kane ardhur ne maje te hundes. Konkretisht cilat jane shkaqet e dhunes ne familje dhe cfare masash duhen marre per ta luftuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja