Peceta me të cilën fshiu lotët ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi do të shitet në Ankand për 1 milionë dollarë.

Kjo është peceta që i dha gruaja e tij, Antonella, futbollistit teksa po i jepte lamtumirën e fundit ekipit të tij të zemrës prej 16 vitesh, Barcelona.

Momenti i lotëve të Messit, ditët e fundit ka pushtuar çdo rrjet social dhe portal, ndërsa peceta po ruhet në një kornizë me xham për ditën e madhe të ankandit.

Gjatë konferencës së lamtumirës për shtyp, Messi tha se Barcelona është klubi i jetës së tij prej moshës 13-vjeçare. Ai shtoi se bëri gjithçka për të qëndruar po rrethanat e detyruan dhe rezultati është ky.

Ylli i futbollit ka zgjedhur skuadrën franceze PSG, si stacionin e tij të radhës në fushë dhe së shpejti do ta shohim në një ndeshje.