Kush është çifti i njohur që kundërshtoi presidentin Trump
Ish-modelja Chrissy dhe presidenti Trump
Presidenti i Amerikës Donald Trump ka ofenduar ish-modelen e njohur Chrissy Teigen me fjalën "e ndyrë”.
Sipas BBC, presidenti sulmoi edhe bashkëshortin e saj këngëtarin e njohur John Legend dhe Chrissy Teigen, pasi ata nuk e mbështetën në reformën e drejtësisë penale, duke e quajtur John "të mërzitshëm".
Ish-modelja është shprehur e habitur që Trump i ka përmendur të gjithë me emër në postimin e tij përveç saj.
“I ke bërë tag të gjithë përveç meje. Më ke bërë një nder zoti President”, ka shkruar Chrissy me ironi në ‘Twitter’.
Më pas edhe John Legend ka reaguar me postime të shumta, por njëri prej tyre ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“Imagjino të jesh president i një vendi të madh dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës me urrejtje duke shpresuar se dikush do t’ju lavdërojë. Melania të lutem lëvdoje këtë burrë. Ai ka nevojë për ty. Vendi yt ka nevojë për ty Melania”, ka shkruar këngëtari përsëri me ironi në ‘Twitter’.
Postimet e Trump në Twitter
I gjithë debati ka nisur në Dhjetor të vitit 2018, pasi presidenti Trump nënshkroi ligjin që do të zvogëlonte dënimin në burg për njerëzit që kryejnë vepra jo shumë të rënda apo që kanë lidhje me drogën dhe të përgatisin më mirë njerëzit në burg para se ata të dalin, përmes arsimit apo punëve profesionale dhe çifti i njohur ka kundërshtuar.
Ai pretendon se " Obama nuk mund t’i arrinte" përpjekjet e tij për reformën në drejtësi penale.
32/4
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.4%
-
Të gabuar
69.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 667
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50