Zbulohen vrasësit në Laç, të rinjtë ikën me vrap, autorët i ndoqën dhe i qëlluan/ Zbardhet dinamika si nisi sherri

Tre autorët e vrasjes së dy të rinjve në Laç mbrëmjen e djeshme në Laç janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ata janë dy vëllezërit Markel Bushi 25 vjeç  me vëllanë e tij, Manuel Bushi 23 vjeç (shkaku i sherrit) dhe Vincesk Bushi 28 vjeç, me precedent penal. Shqiptarja.com zbardh dinamikën e konfliktit dhe vrasjes së dy të rinjve Erion Jushi 36 vjeç dhe Kelvin Jushi 30 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por Shqiptarja.com mëson se shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë ka marrë në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Pas identifikimit nga kamerat dhe dëshmia e 23 personave që u shoqëruan, policia po punon për arrestimin e tre autorëve; Markel Bushit me të vëllanë Manuelit dhe kushëririt të tyre Vinçesk Palit (Bushi).

Viktimat Kelvin dhe Erion Jushi


Shqiptarja.com zbardhi edhe të kaluarën kriminale të Markel dhe Vincesk Bushit. Ndërkohë që Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Futbollisti që u vra mbrëmë në Laç, mik i Bes Kallakut


Kelvin Jushi që u vra mbrëmë në Laç ishte një person i njohur, pasi kishte një lokal në qendër të Laçit dhe kishte qenë futbollist i disa ekipeve. Gjithashtu  Kelvin Jushi kishte miqësi edhe me aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku, pasi edhe ky i fundit ka luajtur me Mamurrasin. Jushi ka qenë i ftuar nga Besi në dasmën e tij në 2017. Shqiptarja.com sjell foton e Kelvinit në dasmën e Bes Kallakut.

Kelvin Jushi dhe komentet ne rrjetet sociale me Bes Kallakun
Ora 10:56
Ekzekutimet në Laç, njëri nga dy viktimat futbollist dhe pronar lokali (FOTO-Detajet)

Njëri nga dy personat që u vra mbrëmë në Laç ka qenë futbollist. Kelvin Jushi 30-vjeç ka qenë pjesë e ekipeve të Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014. Ai u qëllua me armë zjarri pas sherrit me vëllezërit Bushi dhe kushëririn e tyre. Pavarësisht transportimit me shpejtësi për në spital në Tiranë, ai nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.  30-vjeçari ishte pronari i një lokali në qendër të qytetit të Laçit.

Ora 10:11
Vrasja e dyfishtë në Laç, policia: Janë tre autorë, mes tyre dy vëllezër, konflikt i çastit

Policia njofton se në kërkim për vrasjen e mbrëmshme në Laç janë tre persona, Markel Bushi 25 vjeç  me vëllanë e tij, Manuel Bushi 23 vjeç dhe Vincesk Bushi 28 vjeç, që është kushëriri i tyre i parë. Ndërkohë që janë shoqëruar 23 persona. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i plotë i policisë
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të vrasjes së dy shtetasve, ndodhur  mbrëmjen e djeshme. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas  të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Menjëherë sa është marrë njoftimi, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kurbinit si dhe grupi hetimor. Në vijim janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët që lidhen me qytetin e Laçit si dhe disa pika kontrolli në akset kryesore rrugore, Milot -Lezhë, Milot -Kurbin -Tiranë.

Me mbështetjen e FNSH, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, si dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, 23 persona  të cilët u pyetën në lidhje me ngjarjen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autorët e dyshuar të vrasjes janë shtetasit: M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të tre lindur e banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Ora 09:57
'Ka sjellje të mirë'/ Ja si u lirua nga burgu njëri nga autorët e vrasjeve në Laç

1556524736_1556512761lac.jpg
Shqiptarja.com zbardh edhe të kaluarën e personit tjetër që është në kërkim për vrasjen mbrëmjen e djeshme në Laç, Vinçesk Palit (Bushi). Ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në 2017 për armëmbajtje pa leje, ndërsa është liruar nga drejtësia me shërbim prove. Fillimisht ai u dënua me 6 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul masa në 1/3 dhe 2 vitet që i mbetën iu lanë në shërbim prove. Bashkia Kurbin dërgoi në gjykatë një letër me arsyetimin se Pali ka sjellje të mirë në komunitet.

Ora 09:16
Autori i vrasjes në Laç në kërkim për grabitje, u arratis nga burgu, qëlloi drejt policisë

Autorët e vrasjes së dy të rinjve mbrëmë në Laç janë Vinçesk Pali (Bushi)  dhe Markel Bushi. Shqiptarja.com mëson se Markel Bushi është person me precedent penal dhe i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte në kërkim, por një gjë e tillë nuk përbënte aspak shqetësim për të që të lëvizte i lirë në mes të qytetit, madje të përfshihej në një ngjarje tjetër kriminale pak metra larg nga komisariati i policisë.

Por kush është Markel Bushi? Në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shyti vodhën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë. Pas ngjarjes ata u arrestuan. Gjykata e dënoi Danjel Shtyin me 6 vite burgim në vitin 2013. Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg.

Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë. Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur, ndërkohë që mbrëmë së bashku me Vinçesk Palin (Bushin) vranë dy kushërinjtë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tanku: 30/04/2019 10:23

    Po behen shume raste personash ne kerkim qe qarkullojne te lire pa pike problemi, te cilet kryejne krime serish. Per nje parkim e dyfishte te vjen polici per 2 minuta e te kercet gjoben, ndersa per vrasje te dyfishta hajt se folim pas 4-5 vitesh derisa te behet vrasja (ose krimi) e trete.

    Përgjigju
  • Altin: 29/04/2019 16:14

    Capcarapi ? Cfare ka mbiemri vrasesve ?

    Përgjigju
  • Capcarap: 29/04/2019 15:19

    Mjaft mbiemri e vrasesve e kuptohet ku fle lepri...

    Përgjigju
  • shiku: 29/04/2019 13:55

    Vrasje me para mendim burg perjete po e pranuan do marrin 35 vjet secili do dalin per pension ca kane jashte do ngujohen dhe vazhdon zinxhiri i vrasjeve, dhe per ca per red bull qe po pinin te lokali dhe qe pse i pa ai apo ky dhe hajt ti biem se kemi patllake me vete.Bota ka ec perpara po je burr dil tek per tek pa arme dhe kush humb i jep doren tjetrit.

    Përgjigju
  • Berti: 29/04/2019 13:41

    Duhet hequr dore nga kultura shqiptare e te pergjigjurit keq. Djem te rinj ne kulm te moshes vriten sikur te jene pula per sherre ordinere. Bredhin te armatosur dhe vrasin sepse nuk kane frike nga ligji qe zbaton " Maliqi ". Nuk duhet te kete me gjykim te shkurtuar dhe liri me kusht per persona me precedentete tille. Gjykatesit dhe prokuroret qe pasurohen me gjakun e njerezve duhen lincuar ne publik. Policia nuk ka me arsye perse ti kape te gjalle keta pisa. Duhet ti ekzekutojne ne aksion. Nuk ka meshire as zot qe i fal per vrasjen e dy te rinjve.

    Përgjigju
  • B*3: 29/04/2019 12:49

    O te shkretat nena sa me qan zemra per ju! O cuna (te mire apo te keqinj qofshi), mjaft i bete nenat tuaja te qajne sa te kene jete! Mjaft! O i mjere populli nga vij, o mjere familjaret ne cfare vendi jetojne! Po pse more njerez, gjithmone fajin e ka Qeveria? Pushteti? Pse pushteti ju tha vrituni? A nuk i therrisni pak mendjes se cfare eshte e mire apo e keqe? A ju duket trimeri qe shetisni me arme ne brez? Jeni ca burreca, se burra nuk jeni... burre nuk te ben arma, as gariplleku, as pordhet e medhaja, as makinat luksoze, as sa femra ke futur ne krevat...etj... Burre je kur respekton veten, familjen, shoqerine, njerezit. Burre je kur prioritet i jep jetes dhe jo vdekjes. Nuk kam fjale, por jam revoltuar qe s'ka jave pa lexuar lajme te tilla. Mjaft akuzuat per cdo gje Qeverine/Pushtetin, mjaft se eshte turp t'ja hedhesh fajin dikujt tjeter se s'ke tru ne koke e dashuri ne zemer! Ndaluni nje cast e reflektoni, boll e bete urrejtjen udhezuesen tuaj te jetes, ajo vec drama e tragjedi sjelle! Ngushellimet me te sinqerta familjareve, Zoti jua lehtesofte sadopak dhimbjen!

    Përgjigju
    • Lleshi: 29/04/2019 15:53

      Nuk ka besoj me te besh komentet EE ke pershkruar me se miri Zoti i lehtesofte prinderit per kete dhimje qew Juergen ka rene

    • Justice: 29/04/2019 13:59

      Pergezime per shkrimin,jam ploteshisht dakord me ju.

  • Keli: 29/04/2019 12:35

    Me vjen keq per keta dy te rinj qe iken ne lule te jetes sepse ata ty qe e bene kete here do i mbyllin hesapet nje here e mire me drejtesine e sdo kene mundesine te bejne me si kamikaze. Te vjen keq pse funderrina te tilla duhet te zhduken me kaq shume kosto njerezore

    Përgjigju
  • Elbasani: 29/04/2019 11:52

    Por si ka mundesi dreqi ta hajn qe te vdesin ropt kaq kollaj. Ku eshte shteti ku eshte edukata e prinderve ku eshte shqipetari per shqipetarin ku eshte policia qe kishte qe ne 2017 qe nuk kapte nje pederast pse e madhe eshte shqiperia qe nuk kapet dot nje person. Ah moj shqiperi moj shqiperi as nuk te vjen mall fare te kthehesh edhe pse nuk me vjen mire qe themi kete. Te rinjt po ikin e po ngelin vrasesit e hajdutat edhe pleqet. Shqiperia nuk po varferohet vetem nga vlera monetare por edhe nga ana njerzore.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 29/04/2019 10:49

    Ngushellime familjes! Me pelqen shume kjo "Policia erdhi me vonese"..."Ambulanca erdhi me vonese"..... sepse thelle-thelle tregon se populli e do policine t`a kete pas dere, pavaresisht se nuk le rast pa e gjuajtur me gure dhe treguar barcaleta per policet......

    Përgjigju
  • Tirona87: 29/04/2019 10:25

    ... u prefshin ne paqe. Ne kulm te rinise, ska se si mos te te vloje gjaku kur lexon kshu ngjarjesh. Uroj me gjith zemer, qe nje dite Shqiperia do te gezoj dite te lumtura..

    Përgjigju
  • Fredi: 29/04/2019 09:42

    Shiko, nqse drejtesine do ta përngjasojmë me një mace plakë gati në të ngordhur, minjtë dalin lirshëm e nuk u dridhet qerpiku. Keshtu që domosdo qe funderrinlleku e plerlleku leviz lirshem pasi nuk ka patur drejtesi. Dënojeni mutërinë me dënime të perjetshme anembanë republikes, dhe të shohim pastaj se sa ne gjendje kapadailleku do të levizë mutëria lirshëm me armë!!

    Përgjigju
    • Aaaaa: 29/04/2019 18:20

      O fredo mamin mire e ke ..!

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë