Kuvendi zgjodhi dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese/ Reagon presidenca: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës

Kuvendi zgjodhi dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese/ Reagon presidenca: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës

Ilir Meta

TIRANE- Presidenca ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësi i kreut të Shtetit Tedi Blushi thotë nuk ka asgjë të re nga procesi i Ramaformës, ndërsa lajmëron se Meta do të shprehet lidhur me këtë vendim kur të kthehet nga Parisi, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

"Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!", shkruan Tedi Blushi.

Më herë presidenti Ilir Meta i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët votojnë sot për dy anëtarët e radhës në Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e saj dhe tani është radha e Kuvendit që të zgjedhë anëtarin e dytë, duke e quajtur të paligjshëm nismën e Kuvendit për të hedhur në votim përzgjedhjen e dy kandidatëve radhazi.

"Të nderuar deputetë, Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t'i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!", u shpreh Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 11/11/2019 16:07

    Jua dime halli ju te presidences, qellimet e veprimet tuaja jane te lexueshme per kedo. Pa kur thone keta te tredhurit ne koke te ketij stani, qe Likja do shprehet pasi te kthehet ne atdhe. Keta monstra kujtojne se shqiptaret e kane kujtesen e shkurter, dhe po ashtu se jane te pazotet per te deshifruar levizjet e sofistikuara te IM. Ah po, e mirepresim me bllok qe te jete sa me bindes ne trajtimin e shqetesimeve presidenciale.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/11/2019 11:26

    Likja e floririt do te vendose kontroll ne kushtetuese. Hajdut

    Përgjigju
  • redi: 11/11/2019 09:52

    Veprimi i Metes ,duke ju lutur deputeteve ,me duket i pa nevojshem dhe antikushtetues.Presidenti ka detyre te mbroj dhe te veproj sipas kushtetutes ne cdo veprim te tij ligjor Afati per te zgjedh antarin e dyte te Kushtetueses, ka mbaruar dhe nuk qendron siraja qe kerkon Meta . Kuvendi te veproj shpejt ,qe te plotesohet dhe nje nga kushtet qe kerkon Budenstagu gjerman.Mos valle meraku i Metes eshte diku tek shkeljet seriale te Kushtetutes nga ai ?.Zbatimi i Kushtetutes e ben cdo president te respektueshem para popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona