Kushi inspektim në shkolla: Të penalizohen mësuesit e nxënësit kur nuk respektojnë masat Anti-COVID

TIRANË- Pas emërimit, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi filloi ditën e parë në terren ku këtë të hënë ishte në disa prej shkollave të kryeqytetit me qëllim kontrollin e masave anticovid.

Në komunikim me drejtuesit e insititucioneve, ajo u bën thirrje atyre që të aplikojnë masa penalizuese për mësuesit dhe nxënësit në rast se nuk respektojnë masat anticovid.

Gjithashtu ajo u bën apel të gjithë nxënësve që të ruajnë distancën sociale jo vetëm në klasë por edhe jashtë ambienteve shkollore.

"Sa më shumë kujdes. Është shumë e rëndësishme vendosja e maskës dhe distanca me njëri-tjetrin. Jo vetëm në klasë por edhe kur dilni jashtë edhe kur shkoni në shtëpi. Për vete, për mësuesit dhe prindërit. Jo këtu të rrini me distancë dhe sa të dilni në oborr të përqafoheni me njëri-tjetrin. Drejtoresha ju lutem të jeni sa më strikt me masa ndëshkuese dhe sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit që nuk respektojnë masat. Duhet që çdo mësues dhe çdo nxënës të respektojmë masat. Meraku im është që rregullat të mos përqafoheni jashtë. Do sakrifikojmë pak por është shumë e rëndësishme për prindërit dhe gjyshërit pasi ju nuk rrezikoheni por jeni transmetues. Mësuesit të jenë të ashpër, asnjë tolerim për fëmijët që nuk respektojnë masat”, tha Kushi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aaaa: 28/09/2020 15:50

    Me gjithe respektin qe kam, pse ne fillim te videos na shfaqen ato tualete shembullore??? Znj. Ministre kishte me prane Elbasanin per te ber inspektim, pse nuk e nisi me qytetin e saj, me shkollat e Elbasanit, jo ato private ato shteterore..... Pse nuk shkoni ne fshatra qe nuk kane cati e jo tualete e suhen lluks. Ne vend te beni sikur punoni e ne sikur ju pelqejme, ju punoni na jepni zgjidhje e ne ju shperblejme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion