Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike 'Tokyo 2020'. Përmes një postimi në 'Facebook', Kushi bën me dije udhëtimin teksa shprehet besimplotë se sportistët tanë elitare do të na bëjnë krenarë me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.
“Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve. Nesër flamuri shqiptar do të valëvitet në Lojërat Olimpike 'Tokyo 2020' dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre! Suksese", shkruan Kushi.
Lojërat Olimpike do të nisin nga dita e nesërme më 23 korrik dhe zgjasin deri me 8 gusht. Shqipëria do të marrë pjesë në 6 sporte: gjimnastikë Artistike, qitje, judo, not, peshëngritje dhe atletikë, ndërsa do të përfaqësohet nga 9 sportistë.
Lista e spotistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 'Tokyo 2020':
1. Luiza Gega/ Atletikë
2. Matvei Petrov/ Gjimanstikë Artistike
3. Manuela Deliaj/ Qitje
4. Indrit Cullhaj/ Judo
5. Kledi Kadiu/ Not
6. Briken Calja/ Peshëngritje
7. Nikol Merizaj/ Not
8. Izmir Smajlaj/ Atletikë
9. Erkand Qerimaj/ Peshëngritje