Ruajtja e traditave dhe përçimi i tyre në breza ishte kryefjalë e panairit “Art, Zeje dhe Sport” të organizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Me punimet e tyre artizanale, fëmijët e 47 shkollave 9- vjeçare dhe të mesme në Lezhë përveç emocioneve, përcollën mesazhe të forta që kanë të bëjnë me ruajtjen e zakoneve, këngëve, valleve dhe traditave shqiptare që janë ruajtur me fanatizëm nga të parët tanë dhe i kanë sjellë deri më sot të pa ndryshuar.
Ministrja Kushi pa nga afër punimet e fëmijëve dhe u kërkoi që këtë traditë ta vazhdojnë.
“Për mua është hera e dytë që vij në Lezhë, për një event si ky. Një panair, ku nxënës nga shkolla të ndryshme nga i gjithë qarku, vijnë dhe prezantojnë të gjithë punimet e tyre, në pikturë, zeje, në art, veshje tradicionale. E ku ka më bukur, se sa t’i edukojmë brezit të ri që t’i duan traditat, ta duan artin, dhe këtu kam parë talente të jashtëzakonshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë, që ne t’i identifikojmë talentet, e më pas t’i mbështesim që ata të ndjekin talentin e pasionin e tyre” – u shpreh ministrja.
Kushi falënderoi prindërit, mësuesit dhe Bashkinë e Lezhës për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar jo vetëm arsimit e shkollave, por edhe programeve jashtë shkollore.
“Unë e falënderoj shumë drejtorinë rajonale, Hasanin, dhe të gjithë mësuesit që i ndjekin dhe mbështesin kaq shumë këta fëmijë. Patjetër edhe prindërit. Prindërit na japin një mbështetje shumë të madhe, pasi kur është fjala për zeje, për grep apo punime me dorë janë pikërisht mamatë, gjyshet që ua përcjellin traditën dhe nxënësve të tjerë” – tha ministrja.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 2 mijë nxënës të cilët shprehën talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2630
Lajme të tjera
-
Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç, shkak u bë një shkëndijë elektrike
3 Tetor, 11:12
-
‘Bashkë kundër dhunës’, ekspozitë pikture në Lezhë! Të rinjtë sjellin 40 punime në galerinë e arteve
2 Tetor, 20:39
-
Lezhë/ Dëmtohet argjinatura e Torovicës, rrezik për përmbytje! Prendi: Në tetor nis puna për ta rehabilituar
1 Tetor, 19:46
-
Atentati me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur para komisariatit në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës! Lëvizje edhe në Fier, Berat e Pogradec
29 Shtator, 10:42
-
Debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak të Lezhës! Qytetarët nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhje, aktivistët: Veprimi antiligjor
29 Shtator, 09:58
-
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, merret sërish në pyetje Saimir Reçi: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Konfliktin e mëparshëm ia kemi lënë në dorë drejtësisë
28 Shtator, 21:49
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, trajleri përplas motoçikletën! Plagoset shoferi
28 Shtator, 10:34
-
Tiranë/ I mori para një personi që ta bënte pjesë së skuadrës, arrestohet ish-trajneri i futbollit
27 Shtator, 16:30
-
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi: S'kemi lidhje me ngjarjen! Makina e autorëve me targa false
27 Shtator, 09:23
-
Vrasja e 59-vjeçarit në Rrëshen, dyshohet për hakmarrje midis disa fiseve në Mirditë! Si nisi kalvari i ekzekutimeve në vitin 2016
26 Shtator, 15:36
-
EMRAT/ Vrasja e Martin Bardhit, nga të shtënat u plagosën edhe 3 të tjerë, ishin në tavolinë me të! Mes tyre edhe ish-drejtori i bashkisë së Mirditës
26 Shtator, 11:37
-
Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen
26 Shtator, 10:52