Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në vend. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, në një postim në rrjete sociale, e cila shkruan se është hartuar rregullorja përmes së cilës përcaktohen kriteret për përfshirjen e revistave shkencore regjistër.
“Sapo kemi hartuar Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit,” – shkruan ministrja.
Në këtë proces janë përfshirë edhe universitetet për të arritur një punë sa më cilësore në hartimin e kësaj rregulloreje.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Falënderoj të gjitha universitetet për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij procesi dhe bashkëpunimin e frytshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”- shkruan ministrja.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)