Kushi publikon programin për dy javët e mësimit zëvendësues: Fillojmë me 1 shtator, mësuesit do paguhen për orët shtesë

Kushi publikon programin për dy javët e mësimit zëvendësues: Fillojmë me 1 shtator, mësuesit do paguhen për orët shtesë

Ministrja Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar udhëzuesin e hartuar që do të zbatohet në kuadër të plotësimit të njohurive duke nisur nga 1 shtatori në të gjitha shkollat me qëllim përmirësimin e arritjeve të nxënësve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ky udhëzues është arritur si rezultat i një konsultimi me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me mësues, prindër, si dhe ekspertë të arsimit. Në këtë mënyrë, në fillim të muajit shtator 2021 nxënësit për një periudhë dyjavore do të kenë mundësi të përsërisin, përforcojnë apo përmirësojnë njohuritë e tyre lidhur me mangësitë e identifikuara gjatë vitit të kaluar shkollor. 

Ministrja Kushi nënvizon se për sa u takon temave që do të zhvillohen, ato do të jenë në formën e konsultimeve dhe në varësi të nevojave të identifikuara për çdo shkollë. Në këtë kuadër, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave të tyre, ndërsa prindërit janë të lutur të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi.

“Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë një viti të vështirë, mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë”, shkruan ministrja.

Ndërkohë, me qëllim zhvillimin e një procesi sa më optimal, ministrja Kushi ka kërkuar nga organet e vetëqeverisjes vendore që të marrin masat e duhura në mënyrë që infrastruktura e shkollave të jetë gati për datën 1 shtator 2021.

Për informacion të detajuar gjeni udhëzuesin e plotë për çdo cikël të sistemit parauniversitar në linqet e mëposhtme.
 
ARSIMI FILLOR:

https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e-arritjeve-te-nxenesve-ne-arsimin-fillor-si-pasoje-e-situates-se-krijuar-nga-pandemia-covid-19/  

ARSIMI I MESËM I ULËT:
https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e-arritjeve-te-nxenesve-ne-arsimin-e-mesem-te-ulet-si-pasoje-e-situates-se-krijuar-nga-pandemia-covid-19/  

ARSIMI I MESËM I LARTË:
https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e-arritjeve-te-nxenesve-ne-arsimin-e-mesem-te-larte-si-pasoje-e-situates-se-krijuar-nga-pandemia-covid-19 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë