Kushi takim me mësuesit e diasporës: Synimi ynë, ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ishte pjesë e “Takimit të Mësuesve në Diasporë”, ku morën pjesë gjithashtu Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci si dhe mësues të shumtë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryefjalë e këtij takimi ishin ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora, si dhe sfidat e nevojat e ndryshme që paraqiten për arsimin në diasporë.

Në fjalën e saj, Ministrja Kushi e konsideroi diasporën një aset dhe gjithmonë e gatshme për të kontribuar në fushën e arsimit.

“Diaspora është një aset, gjithmonë të gatshëm për të kontribuar në fushën e arsimit. Ruajtja e gjuhës shqipe, ndërgjegjësimi i prindërve shqiptarë mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e zakoneve janë në qendër të vëmendjes sonë, sepse identiteti kombëtar që ruan diaspora është qëllim i madh i yni. Ne e shohim diasporën shqiptare si një vlerë të shtuar kombëtare, fëmijët jashtë trojeve shqiptare si një pasuri të madhe, ndërsa mësuesit kanë një vlerë të çmuar për sa i përket mbajtjes gjallë të gjuhës dhe traditave shqiptare”, tha ministrja Kushi.

Ajo shtoi se do të vijohet tw bashkëpunohet, për të qenë sa më efikas në punën në fushën e arsimimit për brezat e rinj shqiptarë që po rriten përtej kufijve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb