Kushi: Vit i pazakontë e i vështirë! Universitetet të përgatitura për mësim online

Kushi: Vit i pazakontë e i vështirë! Universitetet të përgatitura për mësim online

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Pas rektorit të Universitetit të Tiranës, edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një mesazh drejtuar studentëve e pedagogëve uron sukses e mbarësi në një vit që siç ajo shprehet do jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë.

Ajo thotë se vendimi i Komitetit të ekspertëve për mësimin online, i ka gjetur universitetet e përgatitura më herët për këtë mënyrë mësimdhënie.

Deklarata e plotë e ministres

Nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu por në të gjithë globin.

Në këtë kuadër, nga thellësia e zemrës dua t’ju uroj të gjithëve pa përjashtim një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm!

Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Një vendim aspak i lehtë ky, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë, por që fatmirësisht i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në fund, një lutje për të gjithë ju, që në asnjë moment të mos neglizhoni respektimin e masave anti-COVID. Kjo është e vetmja mënyrë që ne ta kapërcejmë sa më lehtë këtë periudhë dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit që të gjithë dëshirojmë. Suksese dhe shëndet të mirë për të gjithë!

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isak: 01/11/2020 19:43

    Duhet urgjentisht te kalojne dhe shkollat online te pakten per nje muaj!

    Përgjigju
  • Tani: 01/11/2020 15:20

    Si u beka online mjekesia dhe inxhineria o evis...

    Përgjigju
  • Berti: 01/11/2020 13:21

    Per mendimin Tim Znj. Kushi eshte e denje per ate post dhe e meriton, por nuk jam dakort qe te mbaje ajo peshen e mbydhjes se universitetit, nuk duhet studentet te protestojne tek Ministria e Arsimit sepse per kete rast nuk ka vendimarrje Znj. Kushi por Komiteti I Eksperteve,( Ministria e Shendetesise).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja