Kryemininstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje se si duket shkolla  ‘22 Tetori’ në Berat pas rikonstruktimit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se shkolla tanimë ofron për rreth 500 nxënës që e frekuentojnë kushte bashkëkohore, laboratorë modernë dhe hapësira sportive e komunitare.

“Mirëmëngjes dhe me rilindjen e shkollës “22 Tetori” në Berat, e cila do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve kushte bashkëkohore, laboratorë modernë dhe hapësira sportive e komunitare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.