Ndryshime në agjendën e Kategorisë së Parë në futboll. FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve për javën e 19-të për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të dëborës.

Ndeshja Pogradeci-Flamurtari, që ishte planifikuar ditën e shtunë, do të luhet ditën e hënë në orën 13:30 në stadiumin e Pogradecit. Ndërsa, ndeshja Korabi-Valbona, që ishte planifikuar të dielën, do të luhet gjithashtu të hënën po në orën 13:30.

Kategoria e Parë, java 19-të:

E diel, 19 janar 2025 - 13:30

Besa - Erzeni

Burreli - Apolonia

Kastrioti - Kukësi

Lushnja - Vora

E hënë, 20 janar 2025 - 13:30

Pogradeci - Flamurtari

Korabi - Valbona