Një i burgosur i cili është duke vuajtur dënimin e tij në ambientet e burgut të Fierit ka kontaktuar A1 Report për të bërë me dije se ai dhe të dënuarit e tjerë kanë hyrë në grevë urie tashmë prej 3 ditësh për kushtet e këqija që kanë.
 
Por arsyeja kryesore sipas tij është uji i pijshëm i cili vjen në këtë institucion të sigurisë së Lartë me naftë.
 
I dënuari tregon për A1 Report se shumë bashkëvuajtës të tij janë sëmurë për shkak të ujit të pijshëm dhe kërkon që të rishikohen edhe shërbimet e tjera ndaj të dënuarve si koha që dalin në oborr, kohë e cila është e reduktuar në vetëm 2 orë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)