Kushtet skandaloze mbyllin tregun në Rrëshen, shitësit: Jemi në rrugë, bashkia të veprojë

Tregu i lirë në qytetin e Rrëshenit që dikur u hap për t’u shërbyer fermerëve dhe tregtarëve, sot është në kushte skandaloze. Mungesa e ujit, e banjove dhe amortizimi i ambienteve ka bërë që shitësit ta braktisin dhe shpesh herë të detyrohen të shesin edhe nëpër rrugë.

Tregu është në pronësi të bashkisë dhe për mbylljen e tij nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa për ata që dikur shisnin aty, kjo gjë nuk duhej lejuar.

Mungesa e tregjeve të mirëfillta është një problem që duket se nuk i ka shpëtuar as Rrësheni. Edhe qytetarët jashtë kamerave pranojnë, se rivënia e tregut në funksion do të përmirësonte tregtinë në zonë dhe cilësinë e shitjes së produkteve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhe

Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhe