PRISHTINE - Nën tingujt e instrumenteve muzikore, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot duke kërkuar nga rektorati i UP-së, kushte dhe hapësirë të nevojshme për studime. Ata kanë bërë të ditur se do të protestojnë deri në plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme, pasi aktualisht ato janë mjaft të vështira.
Organizatorët e protestës kanë thënë se neglizhenca dhe mos përgjegjësia e rektoratit i ka shtyrë ata të dalin në rrugë.
Shaban Behrami, student në këtë fakultet, njëherësh edhe organizator i protestës, ka thënë se objekti në të cilin ata studiojnë, as për së afërmi nuk përkon me standardet e duhura. Sipas tij, në kushte të tilla nuk mund të ketë studim dhe krijim artistik.
“Sot e sa vite ne studentët e Fakultetit të muzikës nuk patëm një hapësirë për të studiuar. Objekti cili i është dhënë departamentit të muzikës mund ta ketë emrin por faktikisht nuk i plotëson kushtet. Nuk mund të ketë studim dhe krijim artistik nëse nuk ka hapësirë të nevojshme. Më shumë e dëgjojmë zhurmën nga qyteti se sa që i dëgjojmë ushtrimet tona që ne i luajmë”, ka thënë ai.
Organizatorët e kësaj proteste, më pas janë takuar edhe me sekretarin e rektoratit, ku kanë marrë premtime se Universiteti do të angazhohet më shumë që kushtet e tyre të përmirësohen.
Ata kanë kërkuar nga të gjithë studentët e UP-së që të kërkojnë të drejtat e tyre dhe mos të heshtin para padrejtësive që po u bënë rektorati.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com