Kushtetuesja asnjë shenjë për shqyrtimin e shkarkimit të Ilir Metës, shtyn përballjen me çështjen më të nxehtë politike

Kushtetuesja asnjë shenjë për shqyrtimin e shkarkimit të Ilir Metës, shtyn përballjen me çështjen më të nxehtë politike

Ilir Meta dhe Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Më 9 qershor të këtij viti, Parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxitje dhune dhe urrejtje, njëanshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 etj. Gjykata Kushtetuese është autoriteti që duhet të vendosë në mënyrë përfundimtare për fatin e Ilir Metës si President, duke konfirmuar ose rrëzuar vendimin e shkarkimit nga Kuvendi. Edhe pse po kalojnë tre muaj nga vendimi i shkarkimit, Kushtetuesja vijon të mos caktojë një datë për nisjen e shqyrtimit të vendimit të Kuvendit, duke shtyrë kështu në kohë përballjen me çështjen më të ‘nxehtë’ politike, ligjore, por edhe ndërkombëtare, pasi lëvizja për shkarkimin e Ilir Metës nisi natën e 23 prillit 2021, pikërisht pas shpërthimit të tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon një procedurë të veçantë për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit, por pa një afat detyrues për gjykatën. Neni 62 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar, parashikon që për rastin e shkarkimit të Presidentit, gjykata duhet të mblidhet fillimisht në një seancë parapake këshillimi, për të vendosur për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Vendimi për kalimin e çështjes në seancë plenare duhet të merret me shumicën e anëtarëve, që do të thotë që duhet të votojnë pro të paktën 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Çështjet e zakonshme shqyrtohen paraprakisht me trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë.

Nëse në seancë parapake vendoset që çështja të shqyrtohet në seancë plenare, Gjykata Kushtetuese zhvillon një seancë gjyqësore, ku ftohen palët për të marrë pjesë dhe paraqitur argumentet e tyre. Vendimi për shkarkimin e Presidentit merret me 5 vota pro, por që gjykata të mblidhet në seancë plenare duhet një kuorum me të paktën 6 anëtarë. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Vota e kryetares Vitore Tusha besohet se do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës. Por, për të shkuar deri tek procesi i votimit final, duhet që Kushtetuesja të nisë shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës. Për të evituar përballjen me këtë çështje, nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja t’i drejtohet për një opinionin Komisionit të Venecias. Një taktikë e tillë u ndoq edhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, edhe pse Komisioni i Venecias ishte shprehur një herë për këtë çështje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit