Kushtetuesja e cilëson të pranueshme kërkesën e Konjufcës, i hap rrugë Vetingut në drejtësi

Kushtetuesja e cilëson të pranueshme kërkesën e Konjufcës, i hap rrugë Vetingut në drejtësi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur ma amendamentet për Vetingun në sistemin e drejtësisë.

Kushtetuesja u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara për procesin e Vetingut.

Sipas një njoftimi të gjykatës të publikuar të premten, tri nga katër amendamente nuk i pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Në vendim thuhet se 6 me 2 kanë qenë votat për kërkesën e Konjufcës për konfirmimin nëse ato amendamente janë kushtetuese përmes së cilave propozohet kontroll kalimtar i integritetit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe të gjithë kryeprokurorëve, si dhe kandidatëve për këto pozita.

“Aktgjykimi gjithashtu, ndër tjerash, thekson që (i) votimi i anëtarëve të Autoritetit në bllok me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve, ngërthen detyrimin e Kuvendit për të vlerësuar dhe për t’u siguruar që çdo kandidat për anëtar të Autoritetit, në baza individuale, të përmbushë kriteret më të larta profesionale dhe të integritetit; (ii) përbërja e Autoritetit dhe emërimet e reja në pozitat që i nënshtrohen kontrollit të integritetit, duhet të jenë në përputhje me detyrimet kushtetuese për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e anëtarëve të komunitetit joshumicë; dhe (iii) bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, çdo “ndërhyrje/kufizim” në të drejtën për jetën private përmes procedurave të kontrollit të integritetit të zhvilluara nga Autoriteti, duhet të jetë rreptësisht proporcionale me qëllimin e ndjekur”, thuhet në njoftim.

“Aktgjykimi thekson që Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet relevante të aplikueshme, përcaktojnë bazë të mjaftueshme për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për më tepër, çështjet që ndërlidhen me vlerësimin e performancës dhe shkeljeve të rënda disiplinore, bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, tashmë përbëjnë bazë për propozimin për shkarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet po ashtu në njoftim.

Aktgjykimi në fund thekson që nuk është kontestuese që pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe sistemit prokurorial janë parime thelbësore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, e cila bazohet në vlerat e sundimit të ligjit dhe të demokracisë. Konjufca i kishte dërguar këto amendamente për shqyrtim në Kushtetuese më 2 mars 2023.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion