Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilëson fitoren e tij kundër qeverisë dhe presidencës në Gjykatën Kushtetuese si një fitore për demokracinë shqiptare dhe për votën e lirë.
Në reagimin e tij të parë publik që nga e hëna kur Kushtetuesja u shpreh në favor të tij dhe rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe dekretin që pasoi më pas me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, Veliaj thotë se “vendimi nuk ishte vetëm për t’i rikthyer mandatin atij, por për t’ia rikthyer popullit të Tiranës”.
Teksa shpreh falenderimet për mbështetjen e qytetarëve, Veliaj thotë se drejtësia kushtetuese foli dhe se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të vijuar punën si kryetar dhe që të ushtrojë mandatin që i kanë besuar qytetarët. Reagimin e tij pesë ditë pasi "foli" Kushtetuesja e arsyeton duke thënë se "për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda ta çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
“Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij. Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua. Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”, shprehet Veliaj.
Erion Veliaj siç Report Tv mëson, pritet të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila me vendimin e fundit të po kësaj gjykate, që e la në detyrë, e pengon të ushtrojë plotësisht mandatin e kryebashkiakut.
Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor, ndërsa theksoi se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.

Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij.
Veliaj reagoi sot për herë të parë me anë të një postimi në Instagram për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.
Nën komentet e postimit të kryebashkiakut nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse nga figura të njohura për publikun shqiptar, si reperi Noizy, aktori Ermal Mamaqi apo aktorja Ariola Demiri.
“Let’s goooo”, shkruan Noizy. Ndërkohë Ermal Mamaqi ka reaguar me emoji “<3”.
Edhe aktorja dhe ish-banorë e “Big Brother Albania VIP 1, Ariola Demiri reagoi duke shkruar “Lali” të shoqëruar me disa emoji.
.jpeg)
.jpeg)
Komente













Do besh gjithcka qe te vazhdosh te vjedhesh. 12 vjet burg i ke te sigurt, mos u lodh shume po shih shendetin se sdukeshe aq mire.
PërgjigjuFoli mjeku Manjani