Kushtetuesja i jep goditjen e parë Ilir Metës, rrëzon kërkesën për shfuqizimin e koncesionit në Porto Romano

Kushtetuesja i jep goditjen e parë Ilir Metës, rrëzon kërkesën për shfuqizimin e koncesionit në Porto Romano

Ilir Meta para Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë goditjen e parë Presidentit Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e një shtese në kontratën koncesionare në Porto-Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)”. Ndryshimi koncesionar u kthyer në ‘mollë sherri’ në prill të vitit 2020, mes Presidentit Ilir Meta, Kuvendit dhe qeverisë. Kuvendi e miratoi projektligjin e propozuar nga qeveria në 30 prill 2020, ndërsa Meta e rrëzoi me dekret në 23 maj 2020, me pretendimin se shtesa në kontratë shmangte konkurrencën, nuk sillte fitime për shtetin, favorizonte kompaninë etj.

Ndryshimi kontratës prodhoi debate edhe brenda mazhorancës, pasi ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati doli kundër, duke kërkuar nga forca që bën pjesë që të ndahet nga oligarkia. Kjo ishte hera e parë që Bushati fliste për oligarkët, pikërisht pasi kryeministri Rama e kishte larguar nga qeveria. Megjithatë, Kuvendi e rrëzoi dekretin e Metës në 25 qershor 2020, duke konfirmuar ndryshimin e kontratës koncesionare. Deputetët rrëzuan të gjitha pretendimet e Metës, por edhe të Ditmir Bushatit.

Ndërkaq, kompania “Romano Port”, me pronar biznesmenin e njohur Piro Bare, me 99.84% të aksioneve, ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e shtesës në kontratën koncesionare, pasi i cenonte interesa e tij dhe synimet për zgjerimin e aktivitetit në port. Kompania e Piro Bares, në padinë e saj, i referohet edhe dekretit nr. 11486 të Ilir Metës, i cili rrëzoi marrëveshjen. “Arsyet kryesore të parashtruara nga Presidenti lidhen me cenimin e parimit të barazisë para ligjit, lirinë e veprimtarisë ekonomike të shtetasve, si dhe shkeljen e përcaktimeve të neneve 31 dhe 33 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionin dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar (në vijim ligji nr. 125/2013)”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e “Romano Port”.

Gjykata Kushtetuese, në 11 janar 2020, ka vendosur në dhomë këshillimi të mos pranojë shqyrtimin e kërkesës në seancë plenare, me argumentin se kërkuesi nuk i ka konsumuar të gjitha rrugët për kundërshtimin e shtesës koncensionare dhe se disa nga pretendimet e tij janë rrëzuar nga gjykatat. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. Vendimi është një mesazh për Metën, por edhe për Ditmir Bushatin dhe biznesmenin Piro Baren.

Porto Romano.jpg" style="height:842px; width:650px" />

Vendimi i Kushtetueses për koncensionin në Porto Romano

K.T./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur