TIRANË - A1 Report ka arritur që të zbardhë vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, ku rrëzohen kërkesa e Presidentit Bujar Nishani, për pezullimin e ligjit për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD.
Gjykata argumenton se që nga krijimi i tij, nënkryetari i KLD është zgjedhur mes 3 anëtarëve të propozuar nga Kuvendi, dhe për këtë arsye ligji i miratuar nga qeveria nuk bie ndesh me kushtetutën.
6 muaj pasi gjykata kushtetuese ka rrezuar kërkesën e presidentit Bujar Nishani ku kërkonte pezullimin e efekteve të ligjit për këshillin e lartë të Drejtësisë, A1 Report, ka arritur të zbardhë vendimin e plotë të kushtetueses që ka 39 faqe në total.
Gjykata arsyeton se që nga krijimi e deri më tani, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është zgjedhur 1 nga anëtarët e propozuar nga kuvendi i Shqipërisë. Dhe për këtë arsye u vendos që kërkesa e presidentit Bujar Nishani të rrëzohet. Në pikën 39 të argumenteve ligjeve Kushtetuesja shkruan:
Gjykata nuk sheh asnjë shkak për të ndryshuar praktikën e saj të mëparshme lidhur me këtë çështje, pasi nuk ndodhet para rrethanave të ndryshme ligjore ose faktike. Gjithashtu, ajo mban parasysh se edhe praktika e KLD-së, që prej krijimit të tij, tregon se zëvendëskryetari i KLD-së është caktuar gjithmonë nga rradhët e anëtarëve të zgjedhur prej Kuvendit. Nisur nga këto premisa, Gjykata çmon se nisur nga pamundësia që funksionarët të mbajnë dy funksione me kohë të plotë njëherazi, rrjedh përfundimi se kandidatë potencialë për t’u zgjedhur në detyrën e zëvendëskryetarit të KLD-së janë vetëm 3 (tre) anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi.
1-Nga sa më lart, Gjykata vlerëson se zgjedhja e zëvendëskryetarit të KLD-së vetëm nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi, nuk bie ndesh me nenin 116 dhe nenin 147/3 të Kushtetutës.
Pas shkarkimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të KLD-së, Lulzim Lelçaj dhe nënkryetarit Elvis Çefa, Këshilli i lartë i Drejtësisë, duhet të zgjedhë nënkryetarin. Burime për A1 Report sqarojnë se me shumë gjasa pritet të zgjidhet Sokol Como.
PDF-( Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22