Kushtetuesja: Kuvendi ka miratuar rezolutë antikushtetuese

Kushtetuesja: Kuvendi ka miratuar rezolutë antikushtetuese
Rezolutën, e cila i ka dhënë mbështetje marrëveshjes politike ndërmjet Behgjet Pacollit, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme presidenciale sipas Gjykatës Kushtetuese, edhepse Kuvendi i Kosovës, më 7 prill të vitit të kaluar e ka miratuar, nuk është në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit-Kushtetutën. Për të nënshkruar apo debatuar rreth kësaj marrëveshjeje nuk ishte ftuar subjekti i tretë parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte kundër, si thonin ata, imponimeve dhe presidentes "marionetë" të zgjedhur nga tre veta, por për një president përfaqësues dhe unifikues. Marrëveshja ishte nxitur nga ambasadori amerikan Kristofer Dell.

Një ditë më herët, autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës ka ardhur në përfundim se shkurtimi i parakohshëm i mandatit të presidentes i pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës duke ja zgjatur presidentes mandatin deri në 2016-ten.

Sipas Koha Ditore, ky opinion i Gjykatës Kushtetuese pritet të shkaktojë telashe në rrjedhën e reformës kushtetuese që është duke u zhvilluar brenda në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Amerikan, Christofer Dell, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se çështja e vendimit për mandatin e presidentes, duhet parë në kontekstin e vet.
Kur marrëveshja politike, që çoi në zgjedhjen e presidentes Jahjaga, u arrit prillin e kaluar, ishte bërë me qëllim të mirë nga të gjitha palët. Ajo që nuk është kuptuar në atë kohë është qëndrimi që do të mbajë Gjykata rreth çështjes së shkurtimit të mandatit. Ky është tash një fakt politik i jetës dhe duhet ta pranojmë atë.

Por, zyrtarë të lartë institucionalë kanë paralajmëruar se Komisioni Kushtetues nuk mund t’i heqë kufizimet kohore për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, pa u shfuqizuar paraprakisht Rezoluta, e cila shprehimisht thotë: “Kuvendi mbështet afatin kohor të përmbajtur në Memorandum, sipas të cilit zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë do të mbahen jo më vonë se 6 muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi”, shkruan më tej Koha Ditore.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale