Ai është depozituar pasditen e së dielës në tentativë që të përfshihet në draftin që ekpertët e maxhorancës dhe ata të Euralius dhe Opdat që po draftojnë Reformën
Ajo qe bie ne sy është formula ndryshe për zgjedhjen e anëtareve te Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa në draftin e maxhorancës 9 anëtarët e kësaj Gjykate zgjidheshin 3 e nga 3 nga presidenti, parlamenti dhe Gjykata e Larte se bashku me Gjykatën e Larte Administrative, Rusmajli dhe Loloci propozojnë qe 9 anëtaret e kushtetueses të zgjidhen nga Presidenti, me propozim konsensual te grupeve parlamentare. vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese sipas këtij propozimi duhet të plotësohen me kandidatë konsensualë, pa shumicë të cilësuar.
“Në rast se grupet parlamentare nuk arrijnë të sigurojnë konsensus për propozimet, atëherë Presidenti i Republikës përcjell për votim, për çdo vend vakant, kandidatura alternative, me propozime të përbashkëta ose të vecanta të grupeve parlamentare. Në këtë rast kandidaturat votohen me votim të përbashkët, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga deputët e Kuvendit dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor” thuhet në amendament. Rusmalji dhe loloci propozojnë krijimin e nëj strukture të re që do të mban përgjegjësi për politikat në sistemin e drejtësisë.
Ai quhet Këshilli i Drejtësisë dhe funksionon pranë Presidentit të Republikës. Në të marrin pjesë Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“ Këshilli i Drejtësisë bën planifikimin strategjik të sistemit gjyqësor dhe atë të prokurorisë, shqyrton dhe koordinon politikat shtetërore në fushën e drejtësisë dhe është përgjegjës për garantimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.” -thuhet në amendament.
Sipas ministrisë së drejtësisë Ministri duhet të jete autoriteti qe nis dhe kerkon procedimin disiplinor per gjykatesit dhe prokuroret por nuk merr vendime. Këshilli Lartë Gjyqsor dhe Këshilli Lartë I Prokurorisë janë organet që emerojne gjykatësit dhe prokuroret