Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetit Mark Frroku për shfuqizimin e masë së arrestit me burg, ndërsa avokatët kanë paralajmëruar dërgimin e çështjes në Strasburg.

Vendimi është zbardhur me 11 shtator nga Gjykata Kushtetuese në të cilën argumentohej se vendimi i Gjykatës së lartë ishte i drejtë. Masa e sigurisë ndaj deputetit Frroku, u dha nga Gjykata e Lartë pas arrestimit për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel.

Avokatët e deputetit kristiandemokrat, pretenduan rrëzimin e masës së arrestit, me faktin se Prokuroria e Përgjithshme kishte gabuar kur në dosje kishte shtuar edhe dy akuza të tjera, atë të fshehjes së pasurisë apo pastrimit të parave.

Tani deputeti Frroku do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg. Në muajin Gusht Frroku, i kërkoi Gjykatës së Lartë ta lejonte atë të shkonte në Bruksel për të ndjekur procesin ndaj tij në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky proces pritet të nisë në tetor të këtij viti. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)