‘Kushtetuesja’ rrëzoi kërkesën e PD për komisionin hetimor për investimet strategjike, PL: Institucion i klubit të rilindësve, s'është më legjitime

‘Kushtetuesja’ rrëzoi kërkesën e PD për komisionin hetimor për investimet strategjike, PL: Institucion i klubit të rilindësve, s'është më legjitime

Foto ilustruese

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si institucion që varet nga qeveria. Pasi rrëzoi kërkesën nga Grupi i PD-së, për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, Vasili argumenton se ku vendim është tregues i zgjedhjes nga ana e Gjykatës të marrë urdhra politik.

Me një status të gjatë në rrjete sociale, Vasili shprehet se Gjykata Kushtetuese jo vetëm që funksionon me urdhërat e qeverisë por nuk mund të quhet më as legjitime për të mbrojtur Kushtetuën e vendit.  

“Mjerimi dhe delegjitimimi total i Gjykates Kushtetuese, qe qellimisht nuk gjykon!

Gjykata Kushtetuese pak dite me pare perseri nuk pranoi nje kerkese te nje grupi deputetesh, qe paditen Kuvendin per refuzimin e kerkeses per ngritjen e nje komisioni hetimor per zbatimin e ligjit per investimet strategjike.

I vetmi lajm pozitiv ishte qe dy gjykatese kushtetuese Xhaferllari dhe Bejtja kundershtuan me nje argumentim ligjor shume solid vendimin ashtu si edhe ne raste te tjera.

A eshte sot Gjykata Kushtetuese legjitime per te mbrojtur Kushtetuten e Shqiperise?

E vendosur qarte ne shumicen e saj krah Qeverise dhe kunder interesit publik Gjykata Kushtetuese po deligjitimohet me shpejtesi marramendese.

Ajo po i shmanget me qellim detyrimit per te gjykuar çeshtje shume sensitive duke perdorur argumentin e gjoja moslegjitimimit te paleve kerkuese.

Ky bunker ku eshte strukur Gjykata Kushtetuese eshte perdorimi i nje mediokriteti vulgar juridik te porositur nga qeveria, e cila ka qene dhe eshte nen akuze per shume ceshtje teper te renda.

Gjykata Kushtetuese, qe me te njejtin arsyetim qesharak te moslegjitimitetit ose te kerkuesit apo edhe te vetvetes i eshte fshehur gjykimit per legjitimitetin e zgjedhjeve lokale 2019, te vendimarrjes se cilesuar te pushtetit lokal, te ligjit per strehimin social, te ligjit per Korporaten e Investimeve, te nismes per komision hetimor per investimet strategjike etj.

Pra kjo Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur me urdher politik qe te mos gjykoje!

Si e tille legjitimiteti i saj per te mbrojtur Kushtetuten eshte thermuar krejt.

Ajo eshte kthyer nd nje institucion pa asnje autoritet, me nivel profesional qesharak te vendimeve te saj dhe nje mbrojtese e verber e aferave politiko financiare te qeverise.

Kjo Gjykata Kushtetuese eshte vite dritë larg Gjykatave Kushtetuese te meparshme ne çdo pikpamje.

Per kete Gjykate as Deputetet, as Shoqatat, as Partite, as bisnesi nuk jane legjitime qe ti drejtohen asaj per nismat ligjore mafioze te qeverise.

Pra sipas arsyetimeve mizerabël te saj askush nuk duhet ti drejtohet kesaj Gjykate per te kontestuar qeverine.

Nje Gjykate Kushtetuese e tille eshte nje legjitimuese e shkeljes se dhunshme te Kushtetutes dhe jo mbrojtese e saj.”-shkroi Vasili.

Vasili i mbyll shkrimin e tij me ironi duke nënkuptuar ‘vdekjen’ dhe mosfunksionalitetin e Kushtetueses. “Ndjesë pastë, se kjo e sotmja na la”

“Kjo Gjykate Kushtetuese eshte mbrojtese e cenimit shume te rende te interesit publik dhe jo gjykuese e rrepte e fajtoreve, qe shkelin dhe shkaterrojne interesin publik.

Realisht sot nuk kemi Gjykate Kushtetuese, por nje klub rilindas, qe telekomandohet turperisht nga ndertesa e Qeverise perkarshi saj.

Shqiptaret e shohin me perbuzje se si keta gjykates paguhen me taksat e tyre vetem per te vegjetuar e vendosur gjithmone ne favor te qeverise.

Ndaj kjo Gjykate dhe keta gjykates, ku shumica e tyre nuk gjykojne, s'jane as me shume dhe as me pak se ca patronazhiste rilindas te strehuar ne te ashtuquajturen Gjykata Kushtetuese e Shqiperise.

Pra na mbetet veç te themi: "Ndjese paste na ishte dikur nje Gjykate Kushtetuese se e sotmja na la"!”- shkroi Vasili.

Ky reagim vjen pasi kërkesa e një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike që të konsiderohej jo kushtetues vendimi i Kuvendit për mos ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa e deputetëve demokratë nuk ka kaluar fare në seancë plenare dhe është rrëzuar që në mbledhjen e gjyqtarëve në seancë paraprake pasi sipas Kushtetueses kërkesa duhet të ishte dërguar nga po të njëjtët që kishin firmosur për ngritjen e Komisionit Hetimor  (pra 35 deputetë) dhe jo 28. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar PD përcaktoi edhe përbërjen e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar ishte parashikuar Gazment Bardhi. Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës