Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike, çështja nuk kalon në seancë: Duhet ta sillnin 35 deputetët kërkues

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike, çështja nuk kalon në seancë: Duhet ta sillnin 35 deputetët kërkues

Gjykata Kushtetuese

Kërkesa e një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike që të konsiderohej jo kushtetues vendimi i Kuvendit për mos ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa e deputetëve demokratë nuk ka kaluar fare në seancë plenare dhe është rrëzuar që në mbledhjen e gjyqtarëve në seancë paraprake pasi sipas Kushtetueses kërkesa duhet të ishte dërguar nga po të njëjtët që kishin firmosur për ngritjen e Komisionit Hetimor  (pra 35 deputetë) dhe jo 28.

Gjykata Kushtetuese në vendim evidenton faktin se këtu kemi të bëjmë me një kërkesë për përplasje kompetencash dhe për këtë arsye kërkuesi për zgjidhjen e ‘konfliktit të kompetencës’ duhet të jetë pikërisht 35 deputetët të cilëve nuk iu pranua kërkesa nga Kuvendi i Shqipërisë. Pra, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se 1/4 e Kuvendit, aq sa duhen sipas Kushtetutës për ngritjen e një Komisioni Hetimor. Ky argumentim i Gjykatës Kushtetuese është konsideruar si lajthitje nga ana e Gazmend Bardhit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Ai thotë se Kushtetuesja ka ndryshuar objektin e kërkesës dhe nuk e kanë këtë të drejtë. 

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se mbledhja e Gjyqtarëve konkludoi se procedurat për zgjidhjen nga Gjykata të mosmarrëveshjeve të kompetencave janë përcaktuar në ligj. Gjykata shqyrton mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve kur mosmarrëveshja ka lidhje të drejtpërdrejtë me ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Kërkesa para Gjykatës ngrihet nga subjektet në konflikt ose nga subjektet e cenuara drejtpërdrejt nga konflikti. Për sa më lart.

Vendimi është marrë me shumicë votash ndërkohë që anëtaret e Gjykatës Kushtetuese  Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar kundër dhe kanë dhënë edhe mendim pakice.  Sipas tyre kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare. Sipas tyre, duhej të merrej parasysh e drejta e 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje gjykatën dhe gjykata të bënte një interpretim përfundimtar të dispozitës kushtetuese.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar PD përcaktoi edhe përbërjen e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar ishte parashikuar Gazment Bardhi. Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Kujtojmë se në seancën plenare të 23 qershorit të kaluar Kuvendi rrëzoi me 74 vota kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Kushtetuesja nuk shqyrtoi mosngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike, Bardhi: Ndryshoi objektin! Lajthitje për llogari të oligarkëve

1668760689_Screenshot1.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e konsideron lajthitje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e demokratëve për të shpallur anti kushtetues vendimin e Kuvendit për Komisionin Hetimor të Investimeve Strategjike. Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese ndryshoi objektin e kërkesës së 28 deputetëve të PD.

“Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur. Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.  Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?!”, ka shkruar Bardhi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?