Foto: Endri Shabani

Endri Shabani ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetuese zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit.

“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shprehet Shabani.


Lajmi kryesor:

Zgjedhja e Shabanit si Avokat Populli, Gjykata Kushtetuese rrëzon unanimisht kërkesën e PD: Procesi i rregullt, tërheqja e firmave s’e bllokonte votimin