Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

 

Në ‘Studio Live’ Azgan Haklaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk ishte në lartësinë e duhur, sepse hodhi poshtë kërkesën e partive të vogla sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bërë prej partive të mëdha. Sipas Haklaj, Kushtetuesja çimentoi marrëveshjen Rama-Berisha të nisur që në 2008.

'GJK nuk ishte në lartësinë e duhur. Edhe emrat e deputetëve të partive politike që iu drejtuan GJK u anashkaluan nga mediat. Vendimi i GJK i ka zhgënjyer gjithë shqiptarët dhe ka çimentosur ujdinë e Berishës me Ramën. Berisha ka thënë gjykata e Ramës, pse nuk reagoi tani. Është një ujdi e mirëkoordinuar nga Berisha dhe Rama që nga mandati i Berishës. A e patë Berishën tek amnistia penale? A doli Berisha dhe tha që Manja ka marrë shuma parash për të liruar të dënuarit nga SPAK? I bëj thirrje partive politike që nuk janë peng, të bëhen bashkë dhe të japim kontributin për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për të rrëzuar establishmentin e së të drejtës.

Unë them ti drejtohemi komisionit të Venecias dhe Strasburgut. GJK ka marrë një vendim, ka konstituar marrëveshjen Rama-Berisha. Nëse GJK është interpretim i Kushtetutës, vota nuk është e lirë dhe e barabartë. Vendimi i GJK rrëzoi reformën në drejtësi. Anëtarët e GJK u kujdesën për karrigen e vet. Janë në presion edhe për një vendim tjetër, vendimin për aplikacionet. Të njëjtën gjë e ka rrëzuar gjykata e Malit të Zi. Strasburgu e ka quajtur. Në Ballkan kemi një përplasje të Rusisë dhe SHBA.'

Ndërsa Faik Basha nga PL, u shpreh se forcat e vogla nuk mund të flasin për drejtësi sepse gjithnjë kanë thënë se drejtësia nuk gjykohet.

'Forcat e vogla nuk kanë të drejtë të flasin për drejtësi. Kanë thënë që drejtësia nuk gjykohet. Ne si PL dhe PD i kemi komentuar, ose duhet të pranojnë që reforma në drejtësi ka ceduar dhe është në funksion të Edi Ramës. Gjykatat kanë problemet e tyre pasi janë të kapura nga partia në pushtet. Jemi për lista të hapura. PS nuk pranonte asnjë ndryshim përveçse kjo që u bë dhe u kërkua me forcë. Ne donim që emigrantët që janë përzënë brutalisht duhet të japin mendimin e tyre për zgjedhjet. kjo u mor duke u dakordësuar për tu votuar ky sistem dhe është meritë e PD dhe PL, që përndryshe do shkonim me sistemin e 2021 dhe emigrantët nuk do kishin mundësi për të votuar.

Edi Rama u detyrua të lëshojë pak nga listat e hapura. Ka bashkim votash dhe interesi për qytetarët e Shqipërisë, që janë larguar pasi do jenë vendimtarë dhe vota e tyre do rrëzojë regjimin. Pas 11 majit do flasim se kemi pasur të drejtë, pasi kemi një pushtet që nuk ka lidhje me pushtetin ligjor, që tu jepet mundësia dhe forca e duhur atyre që jetojnë jashtë për tu kthyer dhe goditur regjimin.'


Lajmi kryesor:

Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja