Kushtetuesja rrëzon Byronë e
Hetimit: Eshtë i papajtueshëm!

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë Byronë Kombëtare të Hetimit. Në arsyetimin e saj Gjykata Kushtetuese thekson se ligji për Byronë e Hetimit, është papajtueshëm. Nenet 26 dhe 36 të ligjit për Policinë e Shtetit të cilët i hapnin rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Ketimet, janë shfyqizuar si antikushtetues nga kjo gjykatë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese, vendosi: – Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27­ 36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Partia Demokratike kishte kërkuar shpalljen antikushtetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjykata Kushtetese ka pranuar vetëm një nga dy kërkesat e Partisë Demokratike, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e nenit 49 të ligjit për Policinë, i cili ka pësuar ndryshime për ripranimet në organizatën e policisë.

Rikthimi në Polici
1. Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga
Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.
2. Personi, që trajtohet me pension të parakohshëm suplementar ose pension të shërbimit, pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1, të këtij neni, nuk rikthehet në polici.
3. Procedurat për rikthim në polici përcaktohen në Rregulloren e Policisë.


Në fillim të muajit prill, në vendin tonë mbërritën për këtë çështje edhe dy ekspertë të FBI-së, të cilët zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm për të dhënë ekspertizën e tyre për ngritjen efikase të strukturës së Byrosë së Hetimit, e deklaruar se do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. 

Nga ana tjetër, gjatë muajve të fundit jursitët vendas por edhe misioni EURALIUS rekomanduan që BKH-ja të ngrihej sipas modelit USKOK të Kroacisë, e cila ka shënuar rezultate në goditjen e korrupsionit duke arrestuar funksionarë të lartë shtetërorë.

Kërkesa 
Ishte një grup i deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike qëbëri kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për ta shpallur antikushtetuese Byronë e Hetimit të miratuar nga mazhoranca bashkë me ligjin për "Policinë e Shtetit". Ndërkohë qëGjykata Kushtetese ka pranuar vetëm një nga dy kërkesat e Partisë Demokratike, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e nenit 49 të ligjit për Policinë, i cili ka pësuar ndryshime për ripranimet në organizatën e policisë.

Byroja e hetimit është një përpjekje për të ngritur një byro politike, ku nga njëra anë të fabrikohen akuza për kundërshtarët e kryeminstrit, nga ana tjetër të bëjë fshirjen dhe fshehjen e korrupsionit qeveritar. Një hetim i komanduar nga kryeminstri nëpërmjet byrosëështë një strukturëme varësi direkte dhe jo e pavarur nga institucionet e parashikuara nga Kushtetuta”, thuhej në kërkesën e PD.

Ja çfarë është Byroja e Hetimit
Byroja Kombëtare e Hetimit sipas ligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme do të jet ënjë drejtori që do të funksionojë pranë kryeministrit dhe do të shërbejë për koordinimin e shërbimeve, përmes një zyrë koordinative. Kjo byro është një institucion i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga e gjithë asistenca e specializuar ndërkombëtare për Shqipërinë, për të bashkuar në një strukturë të vetme një sërë çështjesh që sot janë të pakoordinuara.

Në këtë strukturë do të organizohen të gjitha këto shërbime, që kanë drejtime të ndryshme, por që sot janë të pakoordinuara e konsumojnë para pa punë. Kjo strukturë do të organizojë dhe do të garantojë mirëfunksionim edhe në pjesë të tjera të organizmit shtetëror.

Programi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka analizën e informacionit kriminal, lufta kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terrori, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, njësinë speciale të agjentëve të mbulimit, policia shkencore dhe antikrimi kompjuterik, mbrojtja e dëshmitarëve, policia e qarkullimit e rendit. Byroja do të merret me analizën e informacionit kriminal i cili do të vijë nga shërbimet e specializuara të shtetit shqiptar.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO