TIRANE – Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për pezullimin e ligjit të miratuar nga Parlamenti për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili me ndryshimet e fundit kushtëzon zgjedhjen e numrit dy të KLD-së nga rradhët e tre anëtarëve të parlamentit.
Në kërkesën e tij bërë nëpërmjet juristëve, Presidenti kërkoi pezullim te ligjit deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, teksa ky argument u kundërshtua nga këshilli i ministrave dhe përfaqësuesit e parlamentit.
E teksa Gjykata Kushtetuese nuk la një afat kohor se kur mund të shprehet me një vendim për konfliktin juridik të pretenduar nga presidenca, kreu i së cilës është njëherazi dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pritet që kjo situatë të ndikojë dhe në nisjen nga puna në KLD të dy anëtarëve të zgjedhur nga parlamenti, Albana Shtylla e Vangjel Kosta.
Burime nga A1Report pranë KLD-së bënë me dije se në kalendarin e punimeve të paktën deri më 15 nëntor nuk është planifikuar një mbledhje e Këshillit, çka automatikisht lë pezull dhe mandatin e Shtyllës dhe Kostës të zgjedhur pas shkarkimit të Elvis Cefës dhe Lulëzim Lelcajt.
Juristja e Nishanit: S'mund te merrni kompetencat qe Presidentit i cakton Kushtetuta
Ledina Mandia, juriste e Presidentit, tha se parlamenti nuk mund të heqë me ligj kompetencat që Kushtetuta i jep kreut të shtetit. “Kërkuam pezullimin e ligjit pasi pati veprime konkrete, si shkarkimi i Elvis Çefës, njëherësh nënkryetar i KLD, dhe Lulzim Lelçaj. Ribëjmë sërish kërkesë për pezullim pasi zgjedhja e dy anëtarëve të rij do të përcaktojë zëvendëskryetarin e ri”, tha Medina para trupës gjykuese në Kushtetuese, dhe juristëve të qeverisë dhe Kuvendit.
Sipas palës përfaqësuese të Presidentit Bujar Nishani, zgjedhja e dy anëtarëve të rinj në KLD, konkretisht Albana Shtyllës dhe Vangjel Kostës në vendin e Çefës e Lelçajt, u bë pa shumicë të cilësuar në parlament. “Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet Komisionit të Venecias për këtë konflikt juridik për ligjin e KLD”, tha juristja Mandia.
Mandia tha se “nënkryetari i KLD-së është funksion kushtetues, dhe mund të jetë edhe gjyqtar, por duke pezulluar mandatin e gjyqtarit. Ndërsa juristi i Këshillit të Ministrave, Artur Metani, ndërsa kërkoi rrëzimin e kërkesës së Presidentit, tha se nëqoftëse nënkryetari i KLD-së do të jetë një gjyqtar, atëherë ai nuk do të mund të shërbejë në këtë post me kohë të plotë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Ligji për KLD-në nuk pezullohet">