‘Kushtetuesja’ vendos riçeljen e seancës për Butrintin, Zhupa: U pranua kërkesa për marrjen e raportit të UNESCO-s

 ‘Kushtetuesja’ vendos riçeljen e seancës për Butrintin, Zhupa: U pranua kërkesa për marrjen e raportit të UNESCO-s

Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa thotë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur riçeljen e seancës për Butrintin pas kërkesës së tyre që të marrë raportin e UNESCO-s.

Sipas Zhupës duke marrë raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit. Deputetja demokrate shtoi se seanca e radhës mbi bazë dokumentacioni do njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.

‘Lajm i mirë për Butrintin! Gjykata Kushtetuese vendos riceljen e seancës pas kërkesën tonë për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh. Pasi mora konfirmimin nga UNESCO që ata e kanë dërguar raportin dhe se pala shqiptare fsheh raportin e tyre mbi Butrintin, ju drejtova Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për marrjen e raportit dhe riceljen e seancës plenare. Qeveria nuk kishte nguruar të shkelte vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të sjell të gjitha komunikimet por edhe të mashtronin publikisht në proces gjyqësor për këtë raport.

Duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit. Seanca e radhës mbi bazë dokumentacioni do na njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.  Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare.’- tha Zhupa.

Gjykata Kushtetuese në 30 nëntor përfundoi dëgjimin e palëve dhe u tërhoq për shqyrtim. Por tashmë, sipas Zhupas seanca është riçelur dhe do të mbaret pasi Gjykata të marrë raportin.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. 

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!