Kushtetuta, Arvizu: Ndryshimet
mund të ndodhin dhe në shtato

Kushtetuta, Arvizu: Ndryshimet<br />mund të ndodhin dhe në shtato
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu shkoi sot në selinë rozë për të vazhduar konsultimet rreth ligjit të imunitetit dhe për të përcjellë qëndrimin e SHBA-së se është për heqjen e imunitetit si “një hap i rëndësishëm por që nuk mjafton” për të luftuar korrupsionin. Ambasadori la të kuptonte se më rëndësi se data e votimit, 6 gusht, është hartimi i një drafti gjithëpërfshirës dhe gjerësisht të pranuar nga partitë dhe politika por dhe se këto ndryshime mund të diskutoheshin edhe pas votimit për heqjen e imunitetit.  

“Unë nuk do ta them që më 6 gusht duhet të miratohet ligji, por them nëse mund të përpilohet një draft i mirë që pasqyron pikëpamjet konsensuale jo vetëm të një pale. Shpresoj që ata të mund të vendosin cfarë është për të mirën e vendit.”- tha ambasadori Arvizu pas përfundimit të takimit me kreun e PS-së.

Ambasadori amerikan shprehu dhe qëndrimin e tij, të ndryshëm nga ai i PS-së, sipas të cilit cështjet më të gjera se imuniteti mund të trajtohen dhe pas gushtit. Nga ana e saj PS kërkon që me ndryshimet në kushtetutë për heqjen e imunitetit të përfshihen dhe ato për reformën në drejtësi.

“Qartazi cështjet më të gjëra nuk mund të sqarohen para gushtit, por nuk shoh përse këto cështje të mund të mos trajtohen gjatë shtatorit dhe tetorit. Është e rëndësishme që këto cështje të trajtohen. Nuk mjafton vetëm ligji i imunitetit. Është hap thelbësor, i rëndësishëm por nuk mjafton.”- tha Arvizu.

DRAFTI THEMELTAR ESHTE I MIRE, PERFSHINI DHE PROPOZIMET
Ambasadori amerikan shprehu vlerësime për draftin e ndryshimeve që po diskutohet pasi bazohet në një themel të PAMA e EURALIUS. "Ky themel është i rëndësishëm."- tha Arvizu duke vlerësuar debatin në Komisionin e Legjislacionit dhe duke kërkuar që idetë që u hodhën të shtunën  të përfshihen në draft.
"Kam mësuar se përfaqësuesve të partive iu kërkua të mbledhin këndvështrimet e tyre dhe shpresojmë që të bashkëpunojnë të mund të përfshihen disa nga këto ide që u prezantuan të shtunën.Të mund të hartohet një draft i cili të ketë të gjitha propozimet të bashkërenditura dhe gjerësisht i pranuar nga partitë dhe populli."- tha Arvizu

ARVIZU: HEQJA E IMUNITETIT ME RENDESI, NE KOHEN E DUHUR MERRNI MASA TE TJERA 
Ambasdori u komunikoi gazetarëve qëndrimin e SHBA për këtë ligj: SHBA ka insistuar dhe qëndrimi insistues është heqja e imunitetit si një hap i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin dhe për vënien para llogarisë të zyrtarëve publikë. Kjo mbetet një hap. Me rëndësi është dhe të merren masa të tjera në kohën e përshtatshme për të penguar ndërhyrjet politike si në gjyqësor dhe në zyrën e prokurorit.

ARVIZU: NUK VE ME BASTE
I pyetur nëse do vinte ndonjë bast tjetër për seancën e 6 gushtit Arvizu tha: "Zura mësim nuk do të vë më bast.” Lidhur me pozicionin që do të mbajë PS, nëse do ta votonte në Kuvend draftin, Arvizu tha se duhet pyetur Rama: “Unë do të theksoja që SHBA mbështet heqjen e imunitetit, me të cilën është abuzuar në të shkuarën. Heqja e imunitetit është vetëm një hap, janë tetej kritike hapat e tjerë që mund të parandalojnë korrupsionin”- nënvizoi Arvizu.

Kuvendi nisi me datë 20 shqyrtimin e dy drafteve për imunitetin, ai i socialisteve që kërkonte kufizim dhe ai i demokratëve për heqjen fare të tij. Palet do të punojne që në date 6 gusht të çojnë për votim një variant të përbashkët për këtë çështje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median