Zgjidhja e statusit të Kosovës si shtet i pavarur është konsideruar si rast “sui generis” për nga mënyra se si ka ardhur deri te pavarësia. Me “sui generis” kanë shkuar të gjitha proceset, që nga Ahtisari e deri te ndërtimi i institucioneve të shtetit kosovar.
Pa hyrë në detaje për secilin sektor, duhet ndalur në fillim te Kushtetuta e Kosovës, dokumenti bazë mbi të cilin funksionon shteti.
Që nga preambula e deri të neni i fundit, shihet se akti më i lartë juridik i vendit është bërë keq, ose thënë shkurt është kopjuar keq. Ata që e kanë bërë Kushtetutën, alamet profesorë, me nga dhjetë vende pune, pas gjashtë vitesh po dëshmojnë se janë studiues të dobët, si ata nxënësit që rrinë në bankën e fundit të klasës dhe gjithë kohën mendojnë qysh ta marrin një dysh.
U desh të mbahen këto zgjedhje për t’u parë se sa funksionale është Kushtetuta, sikurse ai kanali i keq që e tregon veten pas një rige shiu. Pa e studiuar secilin nen veç e veç, vetëm Nenet 84 dhe 95 e tregojnë se sa funksionale dhe fleksibile është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Imagjinojeni ata që e kanë bërë Kushtetutën kanë përdorur konfiguracionin (alegoritë dhe metaforat) në Kushtetutë, sikurse kur shkuan proza poetike.
Pra nuk e qartëson se kush është mandatar për të formuar qeverinë, cila parti, cili koalicion, kush është i pari dhe kush është i dyti mandatar. Këto paqartësi lënë hapësirë interpretimi ashtu siç dëshirojnë analistët, juristët dhe ashtu siç iu konvenon partive politike. Prandaj, për secilën paqartësi duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, e cila është në të njëjtin nivel, ose edhe më keq se ata që e kanë kopjuar ose përshtatur Kushtetutën.
Pra në vend që Kushtetuesja të japë hollësi se si duhet të dilet nga ngërçi politik paszgjedhor, ata tymin e kanë bërë mjegull duke ia dhënë një herë shpatit e një herë përroit. Në fund, Enver Hasani me shokë e shoqe, ka ardhur në përfundim se mandati fillimisht i takon PDK-së me mandatar Hashim Thaçin, ndërsa për të dytën herë topin ai gjuan presidentes Atifete Jahjaga, që kjo e fundit të vendosë se kujt i takon mandatari i dytë, sërish PDK-së apo bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma. Kushtetuesja nuk e ka zgjidhur nyjën, duke lënë mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh pamundësinë e PDK-së për të bërë qeverisjen.
Megjithatë, gjithmonë nga të këqijat del diçka e mirë, “pas Ulkut vjen Uilli”.
Këto zgjedhje tregojnë se kush është më shumë patriot dhe kush e do më shumë Kosovën, sikurse në atë gjyqin e Solomonit. Për ata që nuk e dinë, Solomoni ose Sylejmani ua ndau drejtësinë dy grave që i përplasën për një fëmijë. “Dy gratë në një shtëpi, lindën nga një fëmijë, por njërës i vdes foshnja dhe më pas dy gratë zihen për fëmijën e gjallë. Të dy gratë pretendojnë se fëmija është i tyre.
Prandaj për ta zgjidhur problemin, Solomoni nxjerr shpatën dhe dëshiron ta mbytë fëmijën duke e konsideruar këtë burim të përhershëm të konfliktit. Por, në momentin e fundit, njëra grua e zgjat qafën, e i thotë me vrit mua dhe jo foshnjën. Solomoni ia jep fëmijën nënës natyrale dhe jo gruas xheloze që rrinte në distancë”.
Edhe në këtë rast, ai që e do më shumë Kosovën, duhet të bëjë kompromis dhe jo të funksionojë me logjikën folklorike “e djegin vetëm të faroj ty”. “Ose unë në qeverisje ose zgjedhje”. Kjo vlen për të dyja palët, PDK-në dhe Bllokun. Pra drejtësia është e lehtë në këtë moment. Ai që e do më shumë Kosovën bën kompromise për perspektivën e saj, ndërsa ai që është lakmitar e sakrifikon shtetin për veten.
/Shqiptarja.com