Garimi i Arben Ndokës në zgjedhjet e 23 qershorit nuk është i ndaluar me ligj, pavarësisht se sipas dokumenteve ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali. Sipas Kushtetutës të Shqipërisë në nenin 45 të saj, thuhet se persona që kanë vuajtur dënimin nuk janë të ndaluar për të marrë pjesë në zgjedhje. “1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. 2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht. 3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur. 4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”,- thuhet në nenin 45 të Kushtetutës.
/Shqiptarja.com












