Kushtetuta katervjeçare e shkelu

Kushtetuta katervjeçare e shkelu
Në katërvjetorin e miratimit të Kushtetutës, preisdentja Atifete Jahjaga ka theksuar se Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria duhet të shtrihen në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe tri komunat në veri të vendit, dhe qytetarët e shtetit, pavarësisht përkatësise se tyre , duhet të ndjehen të barabartë dhe të mbrojtur me Kushtetutë. Jahjaga në deklaratën me rastin e 9 Prillit, theksoi se Kosova po ndërtohet mbi bazat e një shteti ligjor, që sundimin e ligjit e ka parim themelor të funksionimit të saj. Ndërtimi i shtetit ligjor sipas Presidentes kërkon përpjekjen e të gjithëve.

Miratimin e Kushtetutës, katër vjet më parë, Presidentja e vlerësoi akt historik, që shpreh vullnetin e popullit të Kosovës

Edhe Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se janë konsoliduar institucionet demokratike si dhe është fuqizuar sundimi i rendit dhe ligjit.

Në mesazhin e kryeministrit Hashim Thaçi thuhet se miratimi i Kushtetutës mundësoi rivendosjen e ekzistencës kombëtare dhe krijoi themelet e një shteti funksional e demokratik. 

Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se kjo ditë paraqet njërën ndër datat më të rëndësishme të shtetit. Më tutje, Mustafa vlerëson se respektimi i Kushtetutës dhe zbatimi i obligimeve që dalin prej saj do të mundësojnë që udha e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike të përshpejtohet.

Që prej miratimit të saj më 9 prill 2008, është konstatuar se Kushtetuta është shkelur nga institucionet e larta vendëse. Ndryshimet kushtetuese janë parë si domosdoshmëri, pas krizës politike të vitit të shkuar. Kryetari i komisionit për ndryshimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami, theksoi se tashmë janë kompletuar edhe propozimet për ndryshimin e Kushtetutës.

Por, gjatë këtyre katër viteve të Kushtetutë, ajo është shkelur dy herë nga presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës