Kushtrim Bekteshi ngjit në
skenë komedinë “Konkursi”

Kushtrim Bekteshi ngjit në<br />skenë komedinë “Konkursi”
TIRANE - Komedia “Konkursi” e shkruar nga Alexander Galin do të vijë në skenë me regji të Kushtrim Bekteshit e me aktorët Eftjola Laçka, Devis Muka, Klodian Hoxha, Ola Harizaj, Vilma Hodo, Xheni Halluni, Ekzona Ademi, Genti Deçka, Eni Shehu e Erjeta Cufaj. Komedia “Konkursi” sipas regjisorit kosovar Kushtrim Bekteshi pritet të jetë gati në mesin e muajit shtator. Në qendër të komedisë “Konkursi” janë një grup femrash, ndërkohë që disa prej tyre janë të martuara. Ato marrin pjesë në një audicion që zhvillohet për këngëtare dhe valltare.

Por problemi qëndron se ato që janë të martuara nuk i lejojnë bashkëshortët e tyre që të jenë pjesë e këtij audicioni, dhe këtu fillon më pas e gjithë ngjarja që zbërthehet në veprën e autorit Aleksandër Galin. Për këtë vepër në teatrin “Metropol” janë zhvilluar dy faza audicionesh, dhe me dhjetëra të rinj kanë marrë pjesë. Për publikun shqiptar regjisori Kushtrim Bekteshi është i njohur dhe për premierën “Kush ka frikë nga Virginia Uolf”, një vepër që u soll në skenë nga aktorët Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Eftjola Laçka dhe Helidon Fino.

Tashmë me komedinë “Konkursi” pritet një tjetër regji nga Bekteshi, i cili në jetën e tij artistike ka vënë dhe të tjera vepra teatrore, jo vetëm në Maqedoni por dhe në Kosovë. Regjisori shprehet se shpresat për suksesin e komedisë i mbështet në kastin e aktorëve, ku siç shihet mes tyre janë dhe emra që nuk kanë munguar në premierat e tjera të Metropolit dhe që kanë luajtur një rol të madh ne suksesin e këtyre premierave si Eftjola Laçka, Devis Muka apo Klodian Hox.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'