KOVAJT, 8 dhjetor /ATSH-AFP/ - Disa vende anëtare të koalicionit antixhihadist janë gati të vendosin rreth 1 500 trupa në Irak për të ndihmuar Bagdadin të luftojë kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), njoftoi sot gjenerali amerikan, James Terry.
Anëtarët e koalicionit u angazhuan të dërgojnë rreth 1 500 trupa për të stërvitur dhe ndihmuar trupat irakiane, përveç këshilltarëve ushtarakë amerikanë që janë në terren, njoftoi ky përgjegjës i larë i koalicionit në Kuvajt.