Kuvajti shkollë turizmi në vendin
tonë,Klosi:Mirënjohje për investimet

Kuvajti shkollë turizmi në vendin<br />tonë,Klosi:Mirënjohje për investimet
25 vite miqësi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, u kurorëzuan sot me një tjetër deklaratë mirënjohje.

Ministri i mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi,  gjatë pritjes zyrtare të shkëlqesisë Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri, ministër i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit, u shpreh se kontributi i qeverisë Kuvajtiane në vendin tonë për më të varfërit është një kontribut që përmirëson edhe paktin social që institucioni qe ai drejton kanë nënshkruar me qytetarët.
 
 Vizita e ministrit kuvajtian vjen në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri – Kuvajt, dhe në kuadër të nisjes së disa projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve.
 
“Në kuadër të 25- vjetorit të dy vendeve tona, vizita e ministrit kuvajtian ishte një shprehje e qartë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Projekte konkrete, nga nesër ne do të kemi një qendër multifuksionale të arsimit profesional”, u shpreh Klosi.
 
 Mes dy ministrave u fol për projektet e përbashkëta mes dy shteteve, ku përpos hapjes dhe ndihmës e qendrave për njerëzit në nevojë, qeveria e Kuvajtit po mbështet edhe fuqizimin e arsimit profesional në vend.
 
“Puna që kanë ofruar këto fondacione dhe vazhdojnë të ushtrojnë gjatë këtyre 25- viteve, qofshin atabamirëse ose civile, ajo është thjesht rezultat tregues i dashurisë së popullit kuvajtian. Po të mos ishin këto baza atëherë nuk do të ishte zgjedhur shteti kuvajtian para disa vitesh si qendra e globalizmit humanitar. Sot diskutuam me shkëlqesinë e tij disa çështje të rëndësishme që janë në interes të dy popujve tanë dhe jemi të interesuar që këto investime të fillojnë sa më shpejtë, qofshin në fushën e arsimit qofshin edhe në fusha të tjera”, tha Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri.
 
Mbështetja për qendrat e formimit profesional, kualifikimi i punonjësve për tregun e punës së të dyja vendeve, mundësia e financimit të hapjes së një shkolle turizmi nga qeveria e Kuvajtit ishin temë e diskutimit të dy ministrave dhe delegacioneve shoqëruese.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv