Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste than nga foltorja e Kuvendit se që nga viti 2012, deri në vitin 2024, numri i vrasjeve në vend është ulur me 4 herë.
"Ju dëgjova me vëmendje disa prej jush, por duke qenë se është raportim për vitin 2025, unë në 7 prej 12 muajve të atij viti kam pasur nderin të jem ministër i Brendshëm, mendoj që Shqipëria ka bërë hapa tejet pozitivë. Mua nuk më pëlqen krahasimi statistikor për një fenomen siç janë vrasjet, por nëse shohim vitin 2023 me 2024, 2023 shënon numrin më të ulët të vrasjeve. Mos harrojmë se viti 2012 ka qenë 124, pra, katër herë pothuajse ka rënë numri i vrasjeve në Shqipëri nga viti 2012 në vitin 2024. E vërteta është që gjatë vitit 2024, për herë të parë u thye edhe miti i moskthimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe sot shpresoj që të vijojë ky komunikim dhe bashkëpunim. Gjatë viteve 2024–2025 Shqipëria ka ekstraduar nga Dubai më shumë se çdo vend tjetër në Europë, sepse Shqipëria ka ditur të ketë rezultate",- tha Balla.
Më tej, Balla tha se SPAK është suksesi më i madh i refomës në drejtësi.
“SPAK është pjesa më e suksesshme e reformës në drejtësi, por ne si Parti Socialiste askund dhe asnjëherë nuk kemi hyrë në meritën e një çështjeje drejtësie, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e vet”,- tha Balla.
Lajmi kryesor:
Çela në Kuvend: Mungon humanizmi në draftin e Kodit Penal, burgu nuk është zgjidhja e vetme! PS e PD rreth 3 orë sherr për pyetjet











