TIRANE- Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj akuzon parlamentin për mosfunksionin si duhet të kësaj gjykate. Mos zëvendësimi i vendeve të mbetura bosh nga gjyqtarët që u ka mbaruar mandate, dhe mbi mbingarkesën që po përballet nga kjo gjykatë gati gati në një gjykatë teknike.
“Kam vënë në dijeni Presidentin e parlamentin për mbarimin e mandatit nga gjyqtarët, kjo nuk është marrë parasysh për shkak se parlamenti nuk ka miratuar propozimet e Presidentit sepse parlamenti ka pasur probleme mes PD- PS. Vendet vakante në gjykatë të gjyqtarëve janë rritur ndjeshë. Gjykata e Lartë nuk përballon dot cështjet e ardhura pasi janë tre fishuar.
Cështjet refuzohen nga prokuroria dhe ata vijnë në gjykatën e Lartë e cila është e mbingarkuar, duke u kthyer në gjykatë të shkallës së tretë.”- deklaroi Shpresa Beçaj sot para deputetëve të Komisionit të Ligjeve ku do diskutohet për një seancë dëgjimore për projektligjet -“Për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore kombetare” dhe “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com