Kuvend- Betohet deputetja e PS-së, Mira Shehu
– Pas lënies së mandatit nga Luiza Xhuvani – TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Mira Shehu u betua sot në Kuvend si deputetja më e re e parlamentit shqiptar. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë deputeten e qarkut të Vlorës, Luiza Xhuvani, që dorëzoi mandatin një muaj më parë. Në fillim të kësaj procedure, në emër të Këshillit […]
TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Mira Shehu u betua sot në Kuvend si deputetja më e re e parlamentit shqiptar. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë deputeten e qarkut të Vlorës, Luiza Xhuvani, që dorëzoi mandatin një muaj më parë.
Në fillim të kësaj procedure, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit mandati i dhënë nga
KQZ për deputeten Shehu është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Më pas, deputetja Mira Shehu përsëriti tekstin e betimit sipas rregullores.
Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar më 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në vitin 2003 ajo përfundon shkollën pasuniversitare UPT; në vitin 2007 merr Gradën Shkencore "Doktor i Shkencave", ndërsa në 2009-n merr titullin akademik 'Profesore e Associuar'.
Mira Shehu që prej vitit 1999 punon në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali", ku aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë Mekanike & Navale; në vitet 2007-2009 ka qënë Dekane e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe 2009-2010 Dekane e Shkollës Pasuniversitare.
Sa i takon karrierës politike, në periudhën 2007-2009 ka qënë Koordinatore e PS-së për arsimin në Qarkun e Vlorës; në 2009-n kandidatë për deputete, aktualisht është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Nga viti 2004 e në vazhdim është anëtare e bordit të NSTM (Network of Sciences and Materials Technology) midis universiteteve shqipfolëse, Tirana, Prishtina, Elbasan, Vlora, Tetova dhe Universiteteve gjermane of Bergakademie Freiberg dhe Mitweida. /a.s//.a.ke/
/a.s/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32