Me 106 vota pro,3 kundër dhe 4 abstenime, mazhoranca miratoi projektvendimin për kërkesën e opozitës, e cila në objekt të saj ka hetimin për emërimet që janë bërë në policinë e shtetit nga periudha shtator 2013 deri në janar 2014.
Bëhet e ditur se, ky komision do të ketë jetëgjatësinë dy muaj e do hetojë lëvizjet në Policinë e Shteti nga muaji Shtator 2013 deri në Janar 2014.
Gjatë seancësh 10 orëshe ka pasur debate dhe përplasje të shumta mes deputetëve. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në seancën e Kuvendit se, qeveria do të bëjë një për një atë që i ka caktuar populli. “Harrojeni se do mbani peng të interesave tuaja, ekonominë e vendit, drejtësinë e vendit dhe të ardhmen që ky vend e meriton”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se, “ne mazhoranca më solide që prej shekullit të kaluar dhe ju dhamë të gjithë hapësirën që ju nuk na e dhatë asnjëherë por që në krye të herës ju e nisët kështu". Ndërsa në fjalën e tij, Berisha tha se, "lidhjet e qeverisë me krimin janë më të rrezikshmet".
Më herët kishte përplasje të ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Berisha ka hedhur akuza për emërime të paligjshme në Policinë e Shtetit dhe sipas tij, mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisionit Hetimor pasi kanë frikë.
Ndërsa në përgjigjen e tij, ministri Sajmir Tahiri tha se, Berisha të mos ketë frikë se harrohet nëse nuk del në foltoren e Kuvendit apo në televizion. Tahiri akuzoi opozitën se me deklaratat e tyre, inkurajojnë krimin në vend.
Ndërkaq gjatë orëve të paradites ka pasur një debat të ashpër mes deputetit Erjon Braçe dhe ish-kryeministri Sali Berisha për energjinë. Gjatë debatit, Braçe e ka akuzuar Berishën se duhet të mbajë përgjegjësi penale për CEZ Shpëndarje.
Seanca e Kuvendit nisi në orën 11:00 të paradites dhe përfundoi në orën 21:50 të mbrëmjes së 6 shkurtit.
ORA 21:57 KUVEND, ARRIHET KONSENSUSI PER NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR PER POLICINE
Pas më shumë se 10 orësh diskutimesh e negociatash në orën 21:50 minuta Kuvendi ka arritur konsensusin për ngritjen e komisionit Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit. Me 106 vota pro, 3 kundër dhe 4 vota abstenim Kuvendi ka miratuar ngritjen e këtij komisioni.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki duke folur jashtë sallës së kuvendit tha se, ky do të jetë një hetim i rëndësishëm për Policinë e Shtetit. Ndërkaq, kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se, “ministri i Brendshëm ka qenë shumë i hapur dhe ka pranuar ngritjen e këtij komisioni”.
Bëhet e ditur se, komisioni hetimor do të përbëhet nga 15 deputetë. Veprimtaria e këtij komisioni hetimor do të zgjasë dy muaj. Komisioni do të hetojë emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit nga muaji Shtator 2013-Janar 2014.
(Foto: Konsensusi i arritur me PS dhe PD)
ORA 19: 35 RUÇI: SILLENI KËRKESËN SIPAS LIGJIT QË TA MIRATOJMË
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi nga opozita që për të ngritur Komisionin Hetimor të sjellë një kërkesë sipas ligjit për objektin dhe përbërjen dhe menjëherë do të miratohet. Ruçi i ka kujtuar opozitës së sotme se, kur ishte në mazhorancë nuk ka miratur plotë 14 kërkesa për komision hetimor.
“Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thonit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e komisonit hetimorë, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë”, deklaroi Ruçi.
RAMA: KUR CITOVA SHOW NUK E KISHA FJALËN PËR EMRA TË PËRVEÇËM
“Unë citova Bernard Show për budallenjtë dhe nuk e drejtova gishtin nag ti, por siç duket zotëria nuk e la veten që të mos dukej dhe do të fliste duke treguar se ishte njëri nga ata”, ishte replika e kryeministrit Rama për deputetin Noka.
NOKA: KRYEMINISTRI MENDON SE FAJET I KA OPOZITA
Menjëherë pas kryeministrit, fjalën e ka marrë deputeti i PD-së, Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm. “Kryeministri mendon se të gjitha fajet i ka opozita, për tritolin fajin e ka opozita, se ka hyrë njerëz të inkriminuar në polici e ka opozita. Por jo nuk i ka opozita. Zoti kryeministër zakonisht komunikatën operative e bën policia dhe e shpëndan por nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunikatën ta bëjë kryeministri”, tha Noka.
ORA 18:31 RAMA: NUK MUND TE MBANI PENG VENDIN PER INTERESAT TUAJA
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në seancën e Kuvendit se, qeveria do të bëjë një për një atë që i ka caktuar populli. “Harrojeni se do mbani peng të interesave tuaja, ekonominë e vendit, drejtësinë e vendit dhe të ardhmen që ky vend e meriton”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se, “ne mazhoranca më solide që prej shekullit të kaluar dhe ju dhamë të gjithë hapësirën që ju nuk na e dhatë asnjëherë por që në krye të herës ju e nisët kështu.
Pikënisja jonë është kundër çdo krimit, çdo korrusioni, kundër çdo lloj fenomeni të mbrapsht. Nuk doni ta pranoni vendin dhe rolin që ju ka caktuar populli sovran, pasi siç duhet nuk e duroni dot fundin e privilegjeve që u dha populli”, deklaroi kryeministri Rama.
“Pikënisja jonë jemi përcaktuar qartë kundër krimit, kundër injorancës injoruese në çdo shkallë të qeverisjes tuaj, që çdo ditë jepeni rrugës së shpifjeve, sajesave, duke u bërë ca me dashje, shumë pas dashje, frymësuar të krimit, duke u bërë ca me detyrim e ca ku ka kërkuar SHQUPI, mburoj të injorancës dhe krimit.
Nuk doni të luani rolin që ju ka caktuar populli, se mesa duket nuk duroni dot as humbjet, dhimbejt në rrugën kundër krimit, korrupsiionit që keni lenë gjurmë gjithandej.
Por dhe zgjedhja jonë është e qartë, ne do ju dëgjojmë, por do ta udhëheqim vendin duke bërë një për një detyrta që na kanë caktuar populli. Harrojeni se do të mbani peng këtë vend për interesat tuaja ekonomike, harrojeni të mbani peng me driteshkurtësinë tuaj, të ardhmen që meriton këtë vend. Në këtë Kuvend të flitet për vendin, njerëzit, për të gjitha ato sfida që ju u përballët, që duhet të ishit bërë më të vetëdijshëm.
Me vjen çudi që ta keni harruar kaq herët baterdinë e kriminalitetit deri në ditën që latë pushtetin, por që të mos ketë sy e vesh për të vlerësuar ndryshim real të përditshëm të Policinë e Shtetit. Vota e 23 qershorit ishte për rendin dhe sigurinë e individit dhe të pronës. Shifrat ato zyrtare flasin vetë, dhe të fortë ju qofshi që kur flisni për të vrartë, dyfishoni numrin e të vrarëve, e ndërkohë që është lehtësisht e verifikueshme, e qartësish evidente që kur shumfishoni vjedhjet, vrasjes, e gjitha shifrat i keni hypur gomarit mbrapsht, se kali ju rrëzoi në 23 qershor”, tha gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama.
RAMA: KJO ËSHTË NJË KOHË E RE, KOHA E RILINDJES SË POLICISË
“Ju duhet ta mbani vath në vesh që kjo është një kohë e re, koha e rikthimit të shteti në detyrë, për të siguruar rendin dhe lirinë e çdo qytetarit, kjo është koha e ndarjes së politikës me krimin, që Tahiri i dha policisë atë gatshmëri që ju ia mohuar këtij institucioni, që ministri i Brendshëm është duke e udhëhequr me vendosmëri. Na keni lënë një Shqipëri, të mbushur me vatra aktivitesh kriminale e të paligjshme por ne jemi të vendosur që ti zhbëjmë këto vatra”, deklaroi kryeministri, Edi Rama.
Sipas kryeministrit, këto janë të gjith “dështimet tuaja, me krimin, ekonominë, me integrimin me të gjitha. Kjo është zgjedhja juaj, ju e keni në dorë të vazhdoni këtë rrugë, pas kësaj seancë të të gjitha budallallëqeve të radhës, sa shqiptarët ti merrni për budallënj aq më mirë do jua kthejnë
Personalisht kam pas fatin të shijoj nja 3 a 4 nga këto farsa, mos bëni kot viktimën se ju shkelin të drejtat, mos i bëni lëto se askush nuk ju besoni, a sa ju pengon të hetoni në bazë të Kushtetues, por çfarë doni të hetoni na e thoni ju pasi nuk merret vesh asgjë në këtë mes. E këtu me vjen në mendje ajo fjala e Bernard Show: Mbase të gjithë të djathtët nuk janë budallenj, por me siguri shumica e budallenjve mund të lulëzojnë vetëm djathtas. E siç duket kur Bernard Show e ka thënë këtë fjalë ju ka pasur juve përpara”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
ORA 18:03 IMAMI: KOMISIONI PËR SPASTRIMET NË POLICINË E SHTETIT
Ish-ministri i Mbrojtes, Arben Imami në fjalën e tij akuzoi qeverinë se ka emëruar në Policinë Shtetit njerëz militantët të së majtës, të cilave iu mungon profesionalizmi e për këtë arsye është rritur kriminalitetit në vend. “Një polici e tillë nuk ka mundësi të bëj punën e saj, që është lufta kundër krimit”.
Sipas Imamit, nuk mund të bëhesh ministër vetëm se kë pastruar Lumin e Lanës. Njerëzit vijnë të bëhen ministra se kanë pastuar Lumin e Lanës nuk mund të bëjnë punën. Kjo është e lidhur me një mision fentil, që kujtojnë se mund të mposhtin të drejtat e njerëzve.”
Gjithashu, Imami akuzoi kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se kanë manipuluar të dhënat e vërteta të numrit e veprave penale. Manipulimi tregon fshehjen e të dhënave të veprave penale. “Lidhjet e kryeminisit dhe të ministrittë Brendshëm kanë sjellë demoralitet të plotë të luftës kundër krimit”. Që prej muajit tetor, tha Imami, po aplikohen lirime masive në Policinë e Shtetit e zëvendësimin e tyre brenda një nate me militantë, që që bine në kundërshtim me ligjet.
“Nga muaji tetor, po aplikohen lirime massive të pinjësve të Policisë së Shteti. Brenda natës largohen punonjësit. Nuk është e mundur që të funksionojë policia kur brenda një nate ndrysohen të gjithë punonjësit, të gjitha ata që janë vënë janë me grada më të ulta. Njëkohësisht me këto lirime në Policinë e Shtetit, që zëvendësohen me emërime militantësh, sjellë pasoja të rënda dhe është në shkelje të plotë dhe të hapur të ligjit”, tha Imami.
ORA 17:14 BALLA: BERISHËS I HOQËM NGA POLICIA KULIÇIN
Deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi se, Berishës i hoqën nga policia Kuliçin që i çonte pakot me dollarë në shpi nga kontrabanda e naftës “Virgin”.
“Saliu juaj prindërit i ka pasur shumë të mirë. Veten e vet nuk e ka pasur kurrë në dorë pasi e morën në dorë Sulo dhe Nexhmija dhe e përdori. Ndërsa për fëmijët ata që i ka në shpi dhe tek Shqupi, ata qofshin. Merreni Sali Berishën dhe mbajeni në shpi e mos e nxirrni më as këtu e as atje në SHQUP. Ju e dini se çfarë policie trashëguam, një polici barkëderre që ishte njësh me krimin. Ja larguam Gon Kuliçin, pasi Kuliçi ja çonte çdo natë pakot me dollarë e euro në shpi nga kontrabanda e naftës “Virgin”. Mjaftoi një operacion policie për të kuptuar se sa e kapur ishte policia nga krimi”, deklaroi deputeti Balla.
Sipas deputetit socialist, “korrupsioni është i zi dhe ne duhet ta luftojmë të gjithë së bashku”. “Ankoheni që policia po vë shumë gjoba. Po pse more si doni ju, që një i pirë tapë që vjen edhe në parlament, të marrë makinën dhe të dalë me makinë në rrugë. Shteti fillon pikësapari në marrëdhënien me Policinë e Shtetit. I them Policisë së Shtetit ta shtrëngojmë lakun edhe pse në lak mund të bjerë ndonjë ministër apo ish-kryeministër”, përfundoi deputeti Taulant Balla në fjalën e tij.
ORA 17:01 KLOSI: PËR KË DONI TË NGRINI HETIM, PËR GRUPIN ÇIFTELIA?
“Për kë doni të bëni hetim. Për kryepolicin që u plagos në luftë duke ndjekur kryeterroristin, apo doni të ngrini hetim për grupin çiftelia. Për kë doni të bëni hetim për komandant Çipën, që ndoshta nuk është i madh dhe gjatë ashtu siç i kishit ju, por kapi kryekriminelin më të madh në këto 23 vjet, që 2 vrasje i bëri në qeverinë tonë e 28 i bëri në qeverinë tuaj. Ju doni të mbroni ata që gjuajtën në 21 janar, ata që qëlluan në shtator të 1998”, deklaroi deputeti Blendi Klosi në Kuvend.
ORA 16:57 BERISHA: LIDHJET E QEVERISË ME KRIMIN JANË MË TË RREZIKSHMET
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë, për lidhje ndaj krimit, për lidhje me rrjetin e tritolit dhe sipas tij, Karçini ishte sponsori kryesor i Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.
“Aleanca e krimit dhe antiintegrimit nuk mundet kurrë të pranojë hetimin e lidhjeve të saj me krimin. Ne kemi kërkuar komision parlamentar për të nxjerrë në dritën e diellit gjithçka ndodh por kjo na mohohet. Ne e kemi kërkuar këtë sepse në krye të ekzekutivit ka ardhur një njeri me lidhje të fuqishme me bandat e Europës. Kryekreu i socialistëve ishte mik i ngushtë me bandën e rr. së Kavajës dhe bashkë me të ndërtuan Republikën. Daut Kadriovski me shkrim e ka akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e gruas së tij, Dilës. Kryekreu i tyre është i njohur si njeriu që ka ndërtuar qindra metra katrorë me bandën e Hakmarrjes së Drejtësisë. Citohet në regjistrimet e Bandës së Lushnjes, atë të Dritan Dajtit, etj”, deklaroi Berisha.
Siaps ish-kryemnistriti, “për çdo partner tani është i rëndësishëm të dihet se, cili është qëndrimi i tij tani që është bërë kryeministër. Janë dy mendime që kanë: Një Policia e Shtetit është zhdukur, është kthyer në ministri dhe e dyta është se, policia ka marrë në patronazh drogën. Këto të dyja bashkëqytetarë i mbyllin dyer Shqipërisë në Europë. Vëzhgime shumë të besuara se, Vlora, Durrësi etj, drejtohen nga ish-policë”.
“Njeriu që kryekreu zgjodhi për kryepolic është shkarkuar si një megarryshfetgji megamilionësh. Këto i di unë dhe i di edhe ai që erdhi pas meje. Por këtij nuk i intereson pasi mund të vjedhë me të. Në cilin vend emërohet në krye të ministrisë së Brendshme, njeriu që një javë pas emërimit i vritet ortaku”, tha Berisha.
“Karkini është sponsori kryesor i ministrit dhe kryeministrit në para. Nuk ndihmohet policia duke fshehur krimet, pasi kështu shkel me kufomat. Fat i madh që u dorëzua ai dhe uroj që Shqipëria të çlirohet nga një rrjet i madh i tritolit. Këta për 7 ditë nuk ja morën dëshminë. Në çdo shtet ka rregulla marrja e dëshmisë. Dhe ky bashkëpunëtor në vrasje u la 7 ditë jashtë dhe u arrestua vetëm kur u hodh në erë biznesmeni i Durrësit. Ky është kryekarkini që meritonte ish-kryeprokurorin e vendit si avokat, i cili nuk ja hapi 24 orë telefonin por e çuan me zor aty”, deklaroi Berisha në foltoren e Kuvendit.
“U faktua që tritolin e vendosi qeveria, që e porositi Shpëtim Gjika, çka do të thotë se fijet e krimit i luan kryekreu. Përgëzoj Prokurorinë e Shtetit që qëndroi, sepse po të mos ishte prokurorira N. Gj., do ishte i ekzekuatuar. Porositësi ishte Karkini. Ky që ishet sponsor kryesor i ministrit dhe kryeministrit. Simbol i hajdutit është ai që ka pallatin 5 katësh pa dokumente është ai që merr avion dhe deklaron 3 mijë dollarë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha tha se, ishte “shumë i sigurtë që smund ta pranonit këtë komision, pasi lidhjet e krimit janë më të tmerrshmet e kësaj mazhorance, por ne do vazhdojmë betejën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që këtë të drejtë ta vendosim”.
ORA 15:21 TAHIRI: NUK KAM LIDHJE ME KARÇININ. JU PO INKURAJONI KRIMIN
“Policia e Shteti bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka zhvilluar një hetim ku u kapën të gjithë, që nga porositësit e deri tek ekzekutuesit. Vazhduat duke thënë se, gruaja e një porositësi qenka vajza e tezes time. Shpifje. E kush e thotë, njeri që bënte sikur nuk e dinte se kishte një baxhanak që punonte në një fabrikë në një fshat që ai nuk ja dinte emrin, Gërdec.
Vazhduat duke thënë se, shefi i komisariatit të Durrësit ishte shoferi i të arrestuarit dhe pastaj thatë që është drejtori. Pastaj thatë se, njëri nga kallëzuesit ishte sorollatur 12 ditë. Ju them me garanci të plotë se, asnjëri prej punonjësve të Policisë së Durrësit nuk ka qenë shofer i të arrestuarit. Dhe ju them, se policia nuk është vonuar dhe ka bërë një hetim profesional të menjëhershëm”, deklaroi ministri i Brendshëm.
TAHIRI: ME DEKLARATA TUAJA PO INKURAJONI KRIMIN
“Sa më shumë luftohet korrupsioni, krimi i organizuar, aq më shumë sulmoni policinë. Ditët e fundit, kur policia po merr rezultatet konkrete, jo vetëm që janë shtuar akuzat por kërkoni edhe komision hetimor. I pari nga ju lëshon gënjeshtra nga më të ndryshme dhe pastaj ja jepni edhe analistëve që ua çoni me sms.
Po bëni gjithçka për të errësuar punën e policisë, por jo vetëm kaq, sepse me deklarata tuaja po i jepni zemër krimit. Meqë jam këtu po ua bëj të qartë jo vetëm juve, por edhe atyre që ju dëgjojnë: Të mos fluturojë njeri dhe të mendojë se mund të bëjë krim e të ja kalojë paq. Policia e Shtetit do e kap dhe çdo kush do japë llogari”, tha Tahiri.
TAHIRI: BERISHA KA FRIKE SE DO TA HARROJNE
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në lidhje me akuzat e Berishës për Policinë e Shtetit. “Unë ju dëgjova doktor se është edhe për ju kjo. Ose futi një lopatë si ajo në fotografi, se i ke qejf ato lopqarë. Ulu e dëgjo pse ke frikë, apo ke lënë Mulin këtu se ky është zëvendësuesi”, tha Tahiri.
Sipas tij, “në ka një njeri brenda kësaj salle që ka ndërtuar jetën duke besuar se gënjeshtra bën xhiron e botës dhe e vërteta ka veshur këpucët, ky është padyshim deputet Berisha. Gjithë këto vite në parlament gojë më të ndyrë skam dëgjuar. Ku nuk ka hyrë, edhe poshtë pantallonave”.
“Akuzat mund dhe duhet të ndalojnë të unë, kolegët, mazhoranca, por kurrë të mos zbresin tek teknicienët siç janë këtë herë punonjësit e policisë. Ky që iku dje i la në pikë të hallit dhe sot hedh vrerë në kulmin e sakrificave të tyre. Gënjen për politikë, por këtë herë gënjen nga frika, sepse frika të mban gjallë e dini ju.
Ka frikë se mos e harrojnë, nuk ja fishkëllen njeri, se mos e lë koha mbrapa dhe mos e marrim vesh ne e publiku që e kemi lënë”, theksoi Tahiri.
“Atë Ipad e ka kot, pasi do të tregojë se ecën me hapin e kohës. Në kohën kur ishte kryeministër, bënte not, ngjiste malin, murin kinez, e bënte që të tregonte se ishte këtu. Zoti kryetar hajde bëjmë dy foltore, një të rrijë ai e një tjetër të rrimë ne. Ai frikë ka sa mirë vetë, por ngul gjithë familjen para televizorit për ti çuar mesazhe atyre gjithëllogëve që për pak i bëri edhe president”, deklaroi Tahiri në sallën e Kuvendit.
ORA 15:14 BERISHA: NE DO TA NGREJMË KOMISIONIN HETIMOR PËR POLICINË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në sallën e Kuvendit që të ngrihet komisioni hetimor, ndërsa ka hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm.
“Po hiqni të drejtën e ngritjes së komisioni parlamentar, por ju keni frikë se ne duam që të hetojmë krimin në sistem. Ju keni frikë dhe nuk na lini por ne do e bëjmë këtë”, tha Berisha.
BRACE-BERISHES: KE PERGJEGJESI PENALE PER PRIVATIZIMIN E CEZ
Projektvendimi ”Për emërimin e Kryetarit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë(ERE)” shkaktoi përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës për administrimin e sektorit energjetik në vend.
PD akuzon se qeveria po kërkon të rrisë çmimin e energjisë, pasi do të ketë ndikim negativ tek shqiptarët. Nga ana tjetër ministrat e qeverisë Rama por edhe deputetët e PS-së akuzojnë Berishën se ka penguar linjën e interkonjeksionit me Kosovën, dhe se në qeverinë e kaluar se është fajtore për gjëndjen në të cilën ndodhet sot sistemi energjetik.
"Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty."- tha Braçe.
GJIKNURI: OPOZITA SHPIF NUK PO FLASIM PER RRITJE CMIMI TE ENERGJISE
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se nuk opozita shfip pasi nuk është kërkuar rritja e çmimit të energjisë.
“Seanca po degradon në shpifje. Asnjë fjalë e jona nuk përmendi rritjen e çmimit të energjisë. Ne treguam se kush është realiteti. Nuk po flasim për rritje të çmimit. Qeveria do të ndjekë të gjithë rrugët dhe nuk do të prekë faturën e qytetarit. Qytetari shqiptar ka çmim të rregulluar.”
BERISHA, RAMES DIL NE SHESH T'I NUMEROJ NJE PER NJE
BERISHA, BALLES JE NE NDJEKJE PER PERDHUNIM
Replika të ashpra mes deputetit të PD-së Sali Berisha dhe deputetit Taulant Balla. Ky i fundit deklaron se Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për vjedhjet. Ish kryeministri tha se kjo është skena e kryehorit që përdor një njeri që është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë me AIDS.
Balla thotë se Florian Mima ha “përshesh” që Berisha e gatuan. "Si nuk të vjen turp që nuk jep përgjigje për vjedhjet në tatime i ke nisur në arrati zyrtarët e tatimeve."
Berisha: "Kjo është skena e kryehorit. Është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë me AIDS. Është ndaluar në kufijtë e Shqipërië dhe është në ndjekje për trafik droge. Shërbehet hori i horrave sepse kryehorri i vendit është hajdut se monton pallatin 5 katësh për veten e tij dhe vilën në Dajt. I them dil në shesh e të tregoj sa vlen. T’i numëroj një nga një. “
ORA 12: 15 BRACE, BERISHES: MBAN PERGJEGJESI PENALE PER PRIVATIZIMIN E CEZ
"Thelbin e seancës e banalizoni. Një pyetje kam unë nëse Berisha mban përgjegjësi pë privatizimin e CEZ? Ky është privatizim politik klientelist. Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty. Cfarë të shqetëson tek skema e grabitjes së tatimeve? A mban përgjegjësi për grabitjen e thesarit të shtetit në këtë mënyrë. Një këshillë kam nese i akuzon ministrat jepi fakte ke 4 muaj që flet për korrupsion ndërkohë që ata ende nuk kanë marrë një vendim. Nuk jep një fakt. Thuaji këtu ose coji në prokurori."
BERISHA REPLIKON: E gjithe kjo që po ndodh sot ne parlament ka vetëm qellim: rritjen me çdo kusht çmimin e energjisë. Kjo po ndodh ,sepse duan të favorizojnë klientelën dhe nuk mendojnë për qytetarët. Kjo qeveri nuk mendon për qytetarët. Per korrupsionin gjithmonë kam folur me fakte. Ndërtimet pa leje janë aferë e pastër korrupsioni.
ORA 12:00 BERISHA, PELESHIT: U BERE ZV/ KRYEMINISTER ME VJEDHJEN E PIKTURAVE TE MIOS, MOS RRISNI CMIMIN E ENERGJISE
"Është e dhimbshme të dëgjosh njeriun që u bë zv/kryeministër vetëm për veprat që u vodhi Vangjush Mio. Mësoje nga arkivat dhe jepja dhe kryekreut se ai nuk merr vesh. U shisni shqiptarët mashtrime të turpshme pse doni të rrisni çmimin e energjisë. Linjat me Malin e Zi përballojnë mjaft mirë. Çmimet energjetike të koncensioneve janë të përfshira në çmimin e energjisë në ERE, pyesni Metën e Haxhinaston që ka mbuluar sektorin. Ju jeni alienë. Mos rrisni çmimin."- tha Berisha.
Berisha reagoi edhe ndaj Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, duke e akuzuar për rikthimin e faturave aforfe të energjisë elektrike, pasi qeveria e kaluar kishte bërë të pamundurën për të mos pasur më fatura aforfe të energjisë.
“Sapo dëgjuat një mashtrim disa herë më të madh sesa zëdhënësi dhe kryekreu marrë sëbashku. I bëri peshqesh shqiptarëve gjobën politike, aforfenë. Ky njeri del këtu dhe me dëshmitarë të rremë kërkojnë t`u mashtrojnë dhe ju, por dëshmitarët e rremë i kanë këmbët e shkurtra sa vetë rrena”, tha Berisha, duke iu drejtuar ministrit Arben Ahmetaj.
BERISHA REPLIKON ME METEN
Ish- kryeministri Berisha replikoi edhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili i ndërpreu fjalën pasi kaluan dy minutat. “Bëtë një akt të shëmtuar, duke më ndërprerë fjalën”, tha Berisha.
AHMETAJ: BERISHA LA TRASHEGIM NJE SISTEM ENERGJETIK TE FALIMENTUAR
Në reagimin e tij, ministri Ahemtaj akuzoi maxhorancën e djeshme se la trashëgim një sistem energjetik të falimentuar. “Tre kompanitë kryesore, OST, KESH dhe CEZ-Shpërndarje ishin të zhytura në borxhe dhe akoma vazhdojnë të jenë një ngarkesë e drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve shqiptare dhe një pengesë për zhvillimin ekonomik”, tha ai.
“Dua t’i kujtoj opozitës se çmimi i energjisë u dyfishua në mandatin tuaj, e cila është në kurrizin e familjeve shqiptare. Sa për informacion janë 150 milion euro humbje vit për vit. E morët sistemin me 33 % humbje dhe e çuat nivelin e humbjeve në 58% . Shqiptarët duhet ta dinë se në mandatin tuaj Fierza punonte dhe shkonte dëm vit për vit. Këtë i bëtë sistemit energjetik shqiptar”, iu drejtua ministri Ahmetaj deputetëve të opozitës.
Duke u ndalur tek borxhet ndaj privatëve, Ahmetaj tha se më 23 qershor ndaj kompanive që prodhojnë energji borxhet llogariteshin në 490 milion dollarë dhe ato mund të konsiderohen të falimentuara, megjithëse prodhojnë me eficencë. Për shkak të keqmenazhimit e keni sjellë KESH-n këtu mbi 7 herë, që buxheti të bëhet garant dhe t’i japë para. Për të funksionuar sollët një flamur privatizimi të dështuar. CEZ Shpërndarje rezultoi humbja e drejtpdrejtë në ekonominë shqiptare për shkak të keqmenazhimit dhe korrupsionit”, theksoi Ahmetaj
“I them qytetarëve se qeveria po lufton përditë për të dalë nga kjo situatë ku e la kjo opozitë. Kjo është një betejë e vazhdueshme e tejet e vështirë, pasi privatizimi dështoi për shkak të keqmenazhimit. Ajo minisuperfuqia energjetike e trumbetuar është katandisur në një sektor të falimentuar, ndërkohë që jemi vendi i dytë në Europë për kapacitete ujore. Nëse opozita e sotme do të bënte gjënë e duhur për sistemin ishte menazhimi me përgjegjësi dhe jo duke rritur dyfish çmimet”, tha Ahmetaj.
ORA 11:00 KUVENDI NJE MINUTE HESHTJE PER VACE ZELEN
Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të këngëtares së madhe Vaçe Zela.
Talent dhe zë i jashtëzakonshëm. Vaçja e madhe është ende kulm i papërsëritshëm i muzikës tonë shqiptare. Ishte njeriu që i dha emrin e saj një epoke”- tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta.