'Kuvend me mashtrime për hallet e tij', reagon PD e Bashës: Berisha fshihet pas demokratëve, t'u tregonte arsyen pse nuk shkon para drejtësisë

'Kuvend me mashtrime për hallet e tij', reagon PD e Bashës: Berisha fshihet pas demokratëve, t'u tregonte arsyen pse nuk shkon para drejtësisë

Partia Demokratike zyrtare, ka bërë një reagim për Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga Rithemelimi.

“Mashtrime ordinere për hallet e tij, për t’i ikur llogaridhënies në zgjedhjet e 14 majit dhe hetimit të SPAK për korrupsion për aferën Partizani", kështu e quan Kuvendin e Berishës, PD përmes një njoftimi për mediet të bërë përmes zëdhënëses, Mirela Karabina.

Në deklaratë nënvizohet se Berisha nuk dha sqarime as për humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit dhe as për arsyet se përse është shpallur “non ngata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Partia Demokratike në njoftim thekson se arsyeja e shpalljes non grata të Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe është përfshirja në veprime korruptive “dhe përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij”

"Sali Berisha vazhdon me mashtrimet ordinere për hallet e tij dhe për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit, për të cilën nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse u kishte premtuar demokratëve që për 6 muaj rrëzon Edi Ramën.  Mashtrimet e dala boje të Berishës kërkojnë të fshehin pazarin e tij me Edi Ramën, që kurorëzohet  me kullën më të lartë të Ballkanit në Tiranë. Sa për arsyet pse Sali Berisha u shpall non grata, sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton! Argumenti i DASH për shpalljen non grata: “ Në cilësinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përfshirë përdorimin e pushtetit  për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe në shpenzimin e besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve të tyre qeveritare dhe zyrtarëve të lartë publikë”

Arsyet pse Britania e Madhe shpalli Sali Berishën non grata : “ Në lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsion”. Këto  janë arsyet që Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, të tjerat janë përralla dëshpërimi".

Karabina tha se Berisha po i përdor demokratët si mburojë të halleve të tij pasi i fshihet drejtësisë duke mos u paraqitur për aferën Partizani 

"Sot Sali Berisha duhet t’u tregonte demokratëve që po i përdor si mburojë të halleve të tij: -Pse nuk shkon para drejtësisë të sqarojë akuzat ndaj tij për korrupsion, por fshihet pas demokratëve?  -Pse nuk tha asnjë fjale për zgjedhjet e 14 majit?  Shënoi humbjen më të thellë në zgjedhje, ndëkohë që i mashtroi demokratët se me të do të largohej Rama për 6 muaj. Sali Berisha nuk do të mund të mbrohet në përballje me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Drejtësinë duke përçarë demokratët për interesat personale të tij", thuhet më tej në reagim.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj